Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeministri i Uellsit: Sulmi në Sydney ishte i qëllimshëm

GD
Gazeta Demos14 dhjetor 2025 në 12:28
Kryeministri i Uellsit: Sulmi në Sydney ishte i qëllimshëm

Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, ka deklaruar se autoritetet australiane kanë nisur një hetim të gjerë dhe kompleks pas një sulmi të rëndë që kishte në shënjestër komunitetin hebre të Sidneit, në ditën e parë të festës së Hanukës, përcjell Reporteri.net.

Minns theksoi se hetimi është vetëm në fazat fillestare dhe pritet të jetë i gjatë, për shkak të natyrës së ndërlikuar të rastit. Sipas tij, sulmi ishte i planifikuar dhe i qëllimshëm, me synim goditjen e komunitetit hebre në një ditë me rëndësi të veçantë fetare.

“Hetimi sapo ka filluar dhe do të jetë masiv dhe kompleks,” u shpreh kryeministri, duke shtuar se autoritetet e sigurisë janë duke punuar intensivisht për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës.

Ai dënoi ashpër aktin, duke e cilësuar si të papranueshëm dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë australiane, ndërsa garantoi se qeveria do të ofrojë mbështetje të plotë për komunitetin e prekur.

Policia dhe shërbimet emergjente mbeten në gatishmëri të lartë, ndërkohë që autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë hetimin.

Më shumë nga Lajme

  • 21:26Vajza e ish-luftëtares Ramize Sinanaj: S'jam ndjerë mirë për çka ka ndodhur në Hagë
  • 21:14Azem Syla viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Kjo sfidë është e mbarë kombit
  • 20:55Temperaturat deri në 33 gradë javën e ardhshme
  • 20:55Osmani në New York, pjesë e hapjes së “Qatar Economic Forum”
  • 20:32Musliu-Shoshi: Kosova dhe Shqipëria duhet të veprojnë bashkë!