Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kryetari i Fushë Kosovës e shkarkon drejtorin e arrestuar, e bën publik vendimin

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 11:58
Kryetari i Fushë Kosovës e shkarkon drejtorin e arrestuar, e bën publik vendimin

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka njoftuar për shkarkimin e Drejtorit të Pronës në këtë komunë, Gëzim Zogiani, i arrestuar në një aksion të organeve të rendit para pak ditësh.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Fushë Kosovës, Siç ju kam njoftuar në reagimin tim paraprak, sot kam marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Pronës, z. Gëzim Zogiani. Vendimi, të cilin po e bëj publik bashkë me këtë njoftim, është në përputhje me zotimin tim për një qeverisje transparente, të përgjegjshme dhe të pakompromis ndaj çdo dyshimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, shkroi Prebreza në një postim në Facebook.

Ai tha se “ky veprim nuk paragjykon përgjegjësinë penale të askujt”.

“Përcaktimi i fajësisë u takon vetëm organeve kompetente të drejtësisë, punën e të cilave e respektojmë plotësisht. Komuna e Fushë Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë pa rezervë me Prokurorinë dhe me çdo institucion tjetër përgjegjës për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje”, shkroi ai.

Prebreza tha se “në Komunën e Fushë Kosovës nuk do të ketë mbrojtje politike për asnjë emër, pozitë apo interes, asgjë nuk do të vendoset mbi ligjin dhe besimin e qytetarëve”.

“Llogaridhënia fillon me veprime konkrete. Fjala e dhënë qytetarëve do të mbahet”, shkroi ai.

fushëkosovëskryetari

Të ngjashme

Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

18:51
Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

15:46
Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

12:53
Protestuesit nisin të gjuajnë me vezë para Qeverisë së Kosovës

Protestuesit nisin të gjuajnë me vezë para Qeverisë së Kosovës

09:28

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare
  • 22:58Kosova dhe Gjermania diskutojnë avancimin e transformimit digjital
  • 22:29KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë koordinimin dhe sigurinë në Kosovë
  • 22:02Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës
  • 21:22Nisin hetime në Serbi për arsyet që Milan Radoiçiqi nuk u çua në paraburgim