Drejtori i IKD-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar komunikaten e Ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila ngjalli reagime të shumta në opinion në prag te 16 shtatorit.

Kryeziu tha se, sipas tij, deklarata nuk u drejtohej drejtpërdrejt qytetarëve të Kosovës, por stafit dhe qytetarëve amerikanë.

“Mendoj që deklarata s’ka qenë për qytetarët e Kosovës, por për punonjësit dhe qytetarët amerikanë. Kjo është një lloj protokolli që besoj se ambasada e përdor në situata të caktuara. Sa e kam parë, nuk është shumë te masa e sigurisë, sa është te doza e tollovisë në rrugë, që potencialisht mund të jetë një rast ku mund të ketë qarkullim të vështirësuar”, tha Kryeziu ne Politiko.