Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kujtim Gashi njofton nëse do të jetë kandidat për deputet

GD
Gazeta Demos10 maj 2026 në 18:31
Kujtim Gashi njofton nëse do të jetë kandidat për deputet

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jetë kandidat për deputet.

Shala shprehet se ajo që ndodhi pas zgjedhjeve të fundit në Prizren “ka lënë zhgënjim te shumë prej nesh. Ishte e rëndë të shihje se si mundi, besimi dhe angazhimi i aq shumë njerëzve u vendosën në pikëpyetje nga një proces që nuk u ndje i drejtë. Dhe kjo, padyshim, ka lënë gjurmë edhe tek unë personalisht”, shprehet Gashi.

“Për mua politika nuk ka qenë kurrë thjesht pozitë apo ambicie personale. Ka qenë marrëdhënie me njerëzit, besim i ndërsjellë dhe përgjegjësi ndaj secilit që më ka mbështetur në këtë rrugëtim. Prandaj, në këtë moment kam ndjerë se vendimi më i drejtë është të bëj një hap pas nga gara, por jo nga angazhimi”, është shprehur ai.

“Nuk po largohem. Nuk po dorëzohem. Thjesht po zgjedh që, në këtë periudhë, të kontribuoj ndryshe, me të njëjtin përkushtim dhe me të njëjtën dashuri për Prizrenin dhe Kosovën”, ka deklaruar Gashi.

Ai shprehet se edhe pse nuk do jetë kandidat, angazhimi i tij do të vazhdojë me të njëjtin intensitet.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Ka momente në jetë dhe në politikë kur vendimet më të vështira janë edhe ato që kërkojnë më shumë përgjegjësi. Sot dua t’ju njoftoj se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jem kandidat për deputet.

Ajo që ndodhi pas zgjedhjeve të fundit në Prizren ka lënë zhgënjim te shumë prej nesh. Ishte e rëndë të shihje se si mundi, besimi dhe angazhimi i aq shumë njerëzve u vendosën në pikëpyetje nga një proces që nuk u ndje i drejtë. Dhe kjo, padyshim, ka lënë gjurmë edhe tek unë personalisht.

Për mua politika nuk ka qenë kurrë thjesht pozitë apo ambicie personale. Ka qenë marrëdhënie me njerëzit, besim i ndërsjellë dhe përgjegjësi ndaj secilit që më ka mbështetur në këtë rrugëtim. Prandaj, në këtë moment kam ndjerë se vendimi më i drejtë është të bëj një hap pas nga gara, por jo nga angazhimi.

Nuk po largohem. Nuk po dorëzohem. Thjesht po zgjedh që, në këtë periudhë, të kontribuoj ndryshe, me të njëjtin përkushtim dhe me të njëjtën dashuri për Prizrenin dhe Kosovën.

Nuk e fsheh që kjo periudhë ka qenë emocionalisht e rëndë. Megjithatë, mbështetja, besimi dhe mesazhet tuaja më kanë dhënë forcë për të vazhduar përpara me të njëjtin përkushtim.

Edhe pse nuk do të jem kandidat, angazhimi im do të vazhdojë me të njëjtin intensitet. Do të jem pranë kandidatëve tanë, pranë aktivistëve dhe pranë çdo qytetari që beson se Prizreni dhe Kosova meritojnë më shumë drejtësi, më shumë dinjitet dhe më shumë shpresë.

Përkushtimi im për Prizrenin, për Kosovën dhe për PDK mbetet i palëkundur. Sepse ky rrugëtim nuk ka qenë kurrë vetëm i imi, ka qenë i yni. Dhe pikërisht për këtë arsye, ai nuk përfundon këtu.

Ju falënderoj sinqerisht për besimin, respektin dhe mbështetjen që ma keni dhënë gjithmonë. Bashkë kemi kaluar shumë sfida dhe bashkë do të vazhdojmë të ecim përpara, me dinjitet, me besim dhe me krenari.

Me respekt dhe mirënjohje!

Më shumë nga Lajme

  • 22:12Behrami: Albin Kurti e të tjerët po e pranojnë që UÇK-ja gjoja ka kryer krime lufte
  • 22:10Kosova dënon sulmin në avionin “FlyDubai” që ishte nisur drejt Tel Avivit
  • 22:03Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales: Kush, çka po kërkon?
  • 21:59Ky është numri i protestuesve që ishin sot në shesh
  • 21:55Avdiu i LPK-së: Në mbledhjen e 1993-ës Behajdin Allaqi insistoi në zgjedhjen e Thaçit, s’pati përplasje mes tyre