Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kur përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit?

GD
Gazeta Demos7 dhjetor 2025 në 17:03
Kur përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sonte, në mesnatë mbyllet afati për subjektet politike që të dorëzojnë online listat me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sipas të dhënave të deritanishme, deri në orën 16:00 të së dielës, gjashtë subjekte politike e kanë përmbushur këtë obligim, duke dorëzuar listat e tyre me gjithsej 141 kandidatë. Subjektet dhe numri i kandidatëve janë si më poshtë:

Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë

Socijaldemokratska Unija – SDU – 35 kandidatë

Jedinstvena Goranska Partija – 23 kandidatë

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 40 kandidatë

Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë

FJALA – 20 kandidatë

KQZ ka bërë të ditur gjithashtu se, në përputhje me detyrimet ligjore për vlerësimin e përshtatshmërisë së kandidatëve, Zyra e saj do t’u dërgojë institucioneve përkatëse kërkesat e nevojshme së bashku me listat e kandidatëve. Këto institucione do të kryejnë verifikimet ligjore për të konstatuar nëse kandidatët plotësojnë kushtet sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Procesi i certifikimit pritet të përmbyllet pas verifikimeve dhe konfirmimeve institucionale që pasojnë dorëzimin e sotëm të listave.

Njoftimi i plotë:

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 19:12Deliu për Gërvallën e Sveçlën: Këta janë përgjegjës për dështimin e shtetit
  • 19:08Deputeti i LVV-së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë
  • 18:51Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje
  • 18:37Protestuesit vendosin tendë para Qeverisë
  • 18:19Kurti: Lojërat Mesdhetare 2030 do të shtrihen edhe në Pejë, Gjakovë, Prizren, Drenas e Skenderaj