Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kurti e Abdixhiku takohen sërish sot

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 16:52
Kurti e Abdixhiku takohen sërish sot

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun në ora 18:00, lidhur me çështjen e Presidentit.

Lëvizja Vetëvendosje i ka emrat për President. Kështu të paktën ka deklaruar nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili nuk i tregoi se cilët janë emrat që ata do t’i propozojnë.

Kurti dhe Abdixhiku për çështjen e Presidentit u takuan për herë të fundit më 18 gusht.

Ata thanë se kanë diskutuar për profilin e Presidentit dhe se janë dakorduar që në takimin e ardhshëm të propozojnë emra konkretë.

Ndërkohë, Kuvendi po vazhdon të mbetet i pakonstituuar, ndonëse afati kushtetues ka kaluar që nga 7 gushti.

Vetëvendosja i ka votat për konstituimin e Kuvendit, por kanë thënë se duhet marrëveshje për Presidentin.

Nga ana tjetër, opozita, posaçërisht Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca, e kanë akuzuar VV-në për “cenim të rendit kushtetues”.

Pikërisht për shkak të moszgjedhjes së Presidentit, Kosova kishte shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme më 7 qershor.

kurtiabdixhikupresidentit

Të ngjashme

Kurti flet pas takimit Kurti flet pas takimit, ja se çka tha

Kurti flet pas takimit, ja se çka tha

20:39
Dy orë nga nisja e takimit, a do të ketë marrëveshje midis Kurti e Abdixhikut

Dy orë nga nisja e takimit, a do të ketë marrëveshje midis Kurti e Abdixhikut

20:07
Kurti arrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun

Kurti arrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun

18:08
Arifi: Kurti po e injoron ofertën me gjashtë pikat e Aleancës, le t’i bëjë votat atëherë

Arifi: Kurti po e injoron ofertën me gjashtë pikat e Aleancës, le t’i bëjë votat atëherë

17:43

Më shumë nga Lajme

  • 20:37Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku
  • 20:23Burgimi i përjetshëm: Naim Murseli ankohet, do ulje dënimi
  • 20:09Policia realizon dy ekstradime, një person dërgohet në Kosovë dhe një tjetër në Gjermani
  • 19:54Remi këmbëngul për koalicion të PDK-së me VV-në: Koha kërkon përgjegjësi shtetërore, jo fitues politikë
  • 19:46Vdes aktori i njohur