Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti e mban afër “trurin e dialogut” Besnik Bislimin, në darkën me Sorensen MPJ u përfaqësua nga Ahmeti, mungoi Zulfaj

GD
Gazeta Demos16 prill 2026 në 13:55
Kurti e mban afër “trurin e dialogut” Besnik Bislimin, në darkën me Sorensen MPJ u përfaqësua nga Ahmeti, mungoi Zulfaj

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbrëmë ka pasur një takim me emisarin special të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen. Në këtë darkë punë, siç njofton Zyra e Kryeministrit, është diskutuar për integrimin e Kosovës në BE, si dhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

I pranishëm në këtë takim, ishte edhe Besnik Bislimi, i cili mori vëmendje të veçantë. Kjo pasi që, Bislimi, për disa javë tashmë, nuk e ushtron më funksionin e kryenegociatorit të dialogut.

Përveç që ai s’e ka më këtë detyrë, Bislimi s’është as pjesë e Kuvendit, e as pjesë e kabinetit qeveritar të qeverisë së re të liderit të VV’së.

Bislimi, që dikur kishte detyrën e zëvendëskryeministrit me përgjegjësi për integrim evropian dhe zhvillim ekonomik, tash, është emëruar nga Kurti në udhëheqës të Zyrës për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategike.

Përveç Bislimit, në këtë darkë punë, kanë qenë edhe Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Belgjikë dhe Bashkimin Evropian, si dhe, Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Jashtëm i Kosovës.

Në anën tjetër, në vend të Bislimit, Kurti ka emëruar Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE’në. Megjithatë, ky i fundit, nuk ka qenë pjesë e takimit të mbrëmshëm me Sorensen.

“Timonin’ e dialogut, nuk e ka Zulfaj. Dialogu Kosovë-Serbi, do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Kështu ishte bërë e ditur javë më parë nga vetë MPJD, pas një takimi mes Konjufcës dhe Sorensen.

‘’Gjatë takimit, z. Konjufca e informoi z. Sørensen se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm’’, kishte deklaruar MPJD. Sidoqoftë as Konjufca nuk ishte në darkë.

Më shumë nga Lajme

  • 11:27AAK dërgon në Prokurori vendimet e Qeverisë për 18 komisione, Tahiri paralajmëron kallëzim penal
  • 11:14Vetaksident në Llaushë, vetura rrokulliset e del jashtë rrugës
  • 11:05Osmani për hapjen e urës mbi Ibër: Hap historik drejt integrimit të plotë të territorit të Kosovës
  • 11:03I dehur sulmoi policët dhe demoloi zyrën, përfundon në pranga i dyshuari në Shtërpcë
  • 11:03Rrahu gruan dhe dy vajza dhe tentoi t’ia vë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas