Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti edhe 10 ditë kohë ta bëjë shumicën, PDK-ja e bindur që vendi shkon në zgjedhje

GD
Gazeta Demos16 tetor 2025 në 08:49
Kurti edhe 10 ditë kohë ta bëjë shumicën, PDK-ja e bindur që vendi shkon në zgjedhje

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në përfundimin e 15-ditëshit brenda të cilit, mandatari për kryeministër, Albin Kurti, duhet të paraqesë për miratim përbërjen dhe programin e Qeverisë së re, kryetari i Partisë Demokratike (PDK), Memli Krasniqi, të mërkurën ka shprehur bindjen se Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja, pasi ka thënë se as kryeministri në detyrë Kurti, dhe as ndonjë parti tjetër nuk i ka numrat e nevojshëm për ta formuar Qeverinë e re.

Të martën Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka zhvilluar komunikime me ndonjë parti apo deputet lidhur me formimin e qeverisë së re, por ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të nisë një plan konkret për këtë proces.

Për ta formuar Qeverinë, Kurtit i duhet mbështetja e të paktën 61 deputetëve. Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila ka dalë parti e parë në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, i ka 48 deputetë në Kuvend.

Përkrahje gëzon nga shtatë deputetë që u përkasin komuniteteve joserbe, si dhe të Nenad Rashiqit. Kurti dhe Vetëvendosje nuk e kanë të sigurt mbështetjen e deputetes boshnjake, Duda Balje, të atij egjiptian, Veton Berisha, dhe të Adem Hoxhës, i cili i përket komunitetit goran. Bazuar në këtë, Vetëvendosjes i duhet mbështetja e edhe së paku 5 deputetëve.

Në Vetëvendosje, e kanë lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim në funksion të formimit të qeverisë me Lidhjen Demokratike (LDK) dhe partitë tjera, përfshirë Nismën Socialdemokrate.

Më herët, më përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë, Vetëvendosje pati zhvilluar negociata me Nismën, e cila i ka tre deputetë në Kuvend, porse ato nuk kanë prodhuar marrëveshje. Kërkesë e partisë ka qenë për kryetar të Kuvendit të propozohet kryetari i saj, Fatmir Limaj.

Në partinë e Limajt të martën janë shprehur të hapur për bashkëpunim me Vetëvendosjen për nivelin qendror, porse kusht sërish e kanë parashtruar pozitën e kryeparlamentarit.

Kurti më herët ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje po qe se nuk formohet qeveria e re.

Sipas Kushtetutës, në rast se Qeveria nuk e merr shumicën e votave të nevojshme në Kuvend, presidentja duhet që brenda 10 ditësh ta mandatojë një kandidat tjetër. E nëse Qeveria dështon të zgjidhet edhe herën e dytë, atëherë presidentja duhet të shpallë zgjedhje e të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga shpallja e tyre.

Më shumë nga Lajme

  • 18:43Arrestohen dy shtetas të huaj në Prishtinë, dyshohen se ofronin shërbime shëndetësore pa licencë
  • 18:35Hamza: Presim drejtësi, 16 shtatori duhet të jetë dita e kthimit të ish-krerëve të UÇK-së në shtëpi
  • 18:34Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë
  • 17:54Bajrami me apel për deputetët: Uluni dhe formoni institucionet
  • 17:53Rasti i Vezir Hazirajt, prokurorja: Ne i kemi dhënë shkaqet pse kemi kërkuar paraburgimin e tij, presim vendimin e Gjykatës