Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti i bën thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet

GD
Gazeta Demos19 mars 2026 në 13:17
Kurti i bën thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se stërvitjet e ushtrisë serbe me helikopterë dhe parashutistë disa metra larg kufirit me Kosovën, sipas tij, përbëjnë shfaqje të rrezikshme të agresionit.

Në mbledhjen e pestë të qeverisë, Kurti tha se kjo shfaqje bëhet edhe më e rrezikshme kur kuptohet se njësia që po ushtronte afër Kosovës, siç tha shefi i qeverisë, është e njëjta që ka trajnuar kryekriminelin Milan Radoiçiq.

“Jemi thellësisht të shqetësuar me demonstrimin e pajustifikueshëm ushtarak të Serbisë, me helikopterë e parashutistë në zonat e banuara me shqiptarë në komunën e Bujanocit, fare pranë kufirit me Republikën e Kosovës”.

“Një shfaqje e tillë e forcës ushtarake mbi shtëpi, shkolla, qendra të mjekësisë, përbën jo vetëm trysni, nxitje tensioni dhe përpjekje për t’i frikësuar banorët atje, e cila ka vite që po përballet me spastrim etnik administrativ nga regjimi autokrat në Serbi, por tregon edhe një provokim të hapur ndaj shtetit tonë të pavarur”, u shpreh ai.

Kurti shtoi se me këto lëvizje si dhe me blerjen e raketave nga Kina, sipas tij, Serbia përdor ushtrinë si një mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në tension të vazhdueshëm.

Pos tjerash, shefi i qeverisë po ashtu tha se këtë Serbia e bën edhe nga dëshpërimi.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të mos bien pre e këtyre “provokimeve”.

Po ashtu, Kurti i bëri thirrje botës demokratike që të marrin masa dhe ta ndëshkojnë Serbinë.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 12:45E zbulon Policia: Rrahja e Edi Kuçit, këto janë pesë veprat penale që rëndojnë mbi Jozefin Markun
  • 12:33Momenti kur arrestohet Jozefin Marku
  • 12:13Vuçiq: Në bazë të informacioneve të mija, Thaçi do të lirohet nga akuzat për krime, do të dënohet vetëm për pengim drejtësie
  • 12:08Ish-luftëtarët e Dukagjinit nesër bëhen bashkë në Gllogjan: 7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi
  • 12:07Ischinger: Kos me të drejtë anuloi vizitën në Beograd, çfarë akti i neveritshëm të nderosh një vrasës masiv