Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti kthehet në Kosovë, kjo është ngjarja ku do të marr pjesë sot

GD
Gazeta Demos23 tetor 2025 në 09:40
Kurti kthehet në Kosovë, kjo është ngjarja ku do të marr pjesë sot

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Festivalit të Teknologjisë, DOKU.TECH 2025, që do të mbahet sot në orën 12:00, në “Tech Park Prishtina”.

Ky edicion i radhës i DOKU.TECH zhvillohet në kuadër të nismës qeveritare “October Tech Kosova” dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Gjatë dy ditëve të festivalit, më 23 dhe 24 tetor, ngjarja do të mbledhë ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për të ndarë ide, përvoja dhe perspektiva të reja rreth teknologjisë, inovacionit dhe zhvillimeve të ardhshme në këtë fushë.

Programi i DOKU.TECH 2025 përfshin një sërë aktivitetesh, si: • Keynote speakers Edi Demaj dhe Christopher Petrillo, të cilët do të trajtojnë temat më aktuale të teknologjisë dhe ndikimit të saj global; • Masterclass DIY, që do t’u japë mundësinë pjesëmarrësve të përfshihen në aktivitete kreative dhe edukative; • Panel diskutimi me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë mbi sfidat dhe mundësitë që teknologjia ofron për Kosovën dhe rajonin; • Si dhe një Cyber Exercise, një simulim interaktiv që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe përgatitjen ndaj sigurisë kibernetike.

Festivali DOKU.TECH pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për shkëmbim idesh dhe nxitje të inovacionit në Kosovë, duke e pozicionuar vendin si pjesë aktive të zhvillimeve teknologjike globale.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 20:00Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autostradë
  • 19:40Qumështarët dhe shoqata e tyre kërkojnë që Ministria dhe AUV të autorizojnë më shpejt prodhimin – alarmojnë për humbjet
  • 19:37Nisin përplasjet në rrjet: Bllokuese je ti bashkë me shokë – Kryeziu i reagon Bajramit
  • 19:25Kurti pret në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, flasin për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve
  • 19:12Haki Abazi dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit në Prokurorinë Speciale: Pretendon tri vepra penale