Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihet në vend drejtësia si imperativ moral, juridik dhe historik

GD
Gazeta Demos26 mars 2026 në 17:32
Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihet në vend drejtësia si imperativ moral, juridik dhe historik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e masakrave të kryera më 26 mars 1999 në disa lokalitete të vendit, duke theksuar nevojën për drejtësi dhe përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës.

Në një postim me rastin e 27-vjetorit, Kurti nderoi kujtimin e të vrarëve në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, Suharekë, Padalishtë, Landovicë dhe Gjakovë, duke rikujtuar shifrat e rënda të viktimave civile.

“Sot kujtojmë me dhimbje 243 civilët e vrarë në Krushë të Madhe dhe 113 në Krushë të Vogël, më 26 mars 1999. Forcat e armatosura të Serbisë zhdukën me dhunë 64 krushjanë, ndërsa dogjën mbi 700 shtëpi, bashkë me institucione fetare e kulturore”, ka shkruar Kurti.

Ai përmendi gjithashtu masakrat në zona të tjera, duke theksuar se “nuk i harrojmë 48 anëtarët e familjes Berisha në Suharekë, 19 anëtarët e familjes Imeraj në Padalishtë, si dhe 23 të vrarët në Landovicë e gjashtë të vrarët në Gjakovë”.

Sipas tij, këto krime përbëjnë dëshmi të qarta të gjenocidit në Kosovë. “Këto vrasje e zhdukje me dhunë janë dëshmi të fuqishme të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Përballë këtyre krimeve, ka vetëm një përgjigje dinjitoze: të vihet në vend drejtësia si imperativ moral, juridik dhe historik”, theksoi ai.

Kurti shtoi se Republika e Kosovës ka përgjegjësi të dyfishtë – ndaj së kaluarës dhe së ardhmes. “Ndaj së kaluarës, duke dokumentuar e kërkuar llogari për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Ndaj së ardhmes, duke u angazhuar për paqe të qëndrueshme dhe për jetë më të mirë për brezat e rinj”, u shpreh ai.

Ai bëri thirrje për unitet dhe përkushtim ndaj vlerave të Republikës.

“Me zemrat e mbushura plot dashuri, respekt dhe krenari, përkulemi sot e gjithmonë para kujtimit të të gjithë të vrarëve tanë. Rënien e tyre me flijim e me sakrificë, e kemi udhërrëfim. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, shtoi ai.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 15:25Aksidenti në Volljakë të Klinës, katër persona dërgohen për trajtim mjekësor
  • 15:23I moshuari humb jetën duke u përpjekur t’i shuajë flakët në Mallakastër të Shqipërisë
  • 15:10Ligji për Specialen, nesër mblidhet Komisioni për Legjislacion
  • 14:52Musliu: I vetmi që nuk pret është Ligji për Specialen, të tjerat presin
  • 14:40Grupi parlamentar i LVV dorëzon kërkesë për seancë nesër në orën 9:00