Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Miftaraj: Kurti para dy dite e ka marrë njoftimin për vendimin në Hagë

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 20:42
“Kurti para dy dite e ka marrë njoftimin për vendimin në Hagë”, ja kush e thotë

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti para dy ditësh e ka pranuar informacionin lidhur me aktgjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Miftaraj ka thënë se ka informata të sigurta se Kurti tashmë e di aktgjykimin e Speciales për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

“Unë e di saktë, që Albin Kurti e ka marrë informacionin lidhur me vendimin në Hagë. Jo vetëm Albin Kurti, por e dinë edhe shtetet e rajonit. Është protokoll. Është obligim i gjykatës, që me e ditë krerët e shtetit që me u parapërgatit, çfarëdo që të jetë vendimi.”, ka thënë ai.

Miftaraj ka kritikuar Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje që nuk kanë themeluar institucionet e reja, me rastin e shpalljes së aktgjykimit.   

“Institucionet e Republikës së Kosovës është dashur me marrë këtë informatë, siç e kanë marrë në Serbi, Shqipëri dhe në Maqedoni. Për kryeministrin Kurti dhe për qeverinë e tij, është dashur që Kuvendi me qenë i konstituuar dhe qeveria me qenë e zgjedhur, por edhe presidenti. Vonesat që i ka bërë nuk ia ka pas borxh as UÇK-së, e as katër personave që janë në Hagë.”, ka thënë ai.  

Sa i përket aktgjykimit, Miftaraj ka thënë se pritet të ketë lajme të mira.

https://www.facebook.com/share/v/1BjnwnCBC4/

hagëkurtidite

Të ngjashme

Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”: Diskriminimi, përjashtimi dhe shtypja kërkojnë një përgjigje të vendosur demokratike

Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”: Diskriminimi, përjashtimi dhe shtypja kërkojnë një përgjigje të vendosur demokratike

18:55
Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, diskutohen zgjedhjet e brendshme

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, diskutohen zgjedhjet e brendshme

21:29
Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, diskutojnë investimet dhe projektet infrastrukturore në Kosovë

Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, diskutojnë investimet dhe projektet infrastrukturore në Kosovë

14:58
Kurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm

Kurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm

12:31

Më shumë nga Lajme

  • 15:30Mbi 700 operacione në gji në QKUK, synohet ruajtja e tij kur gjendja e lejon
  • 15:22Raportohet se është sulmuar fizikisht nëna e Vuçiqit
  • 15:12Nis grumbullimi i protestuesve te Ministria e Arsimit në Tiranë
  • 15:00Vuçiq përplaset verbalisht me gazetarët kroatë
  • 14:51"Secilat mina që i kemi vendosur, na i kanë shkel" - Haxhi Sejdiu rrëfen aksionet ndaj forcave serbe pas kthimit në Smolicë