Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

"Kurti po e bllokon formimin e institucioneve", PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin te Qeveria

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 09:14
"Kurti po e bllokon formimin e institucioneve", PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin te Qeveria

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar edhe sot aksionin para Qeverisë së Kosovës, së bashku me deputetë të Aleancës. Në aksion janë bashkuar edhe asamblistë dhe aktivistë nga Komuna e Drenasit, raporton Ekonomia Online.

Asamblisti i Drenasit, Dritan Ajazi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke thënë se ai nuk është i interesuar për formimin e institucioneve.

“Tanimë, siç po e shihni ne, mashtrimi i Kryeministrit në detyrë vetëm është shpërfaqur në madhësinë e tij, sepse mbrëmë ajo u pa se ai nuk është i interesuar për të bërë institucionet.

Bllokada që ka krijuar tash e dy vjet është duke i kushtuar Republikës së Kosovës. Kosova nuk është e një individi dhe e një partie politike. Për këtë vend është derdhur gjak, është bërë sakrificë e madhe dhe duhet dhe përgjegjësia duhet të jetë e madhe në raport me Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Kjo bllokadë më së shumti kjo bllokadë institucionale më së shumti po u kushton qytetarëve të Republikës. Qytetarëve të Republikës u është bërë jeta shumë e vështirë, duke paguar fatura të shtrenjta, duke mos pasur mundësi që përmes bllokimit të institucioneve të kenë qasje ata në zhvillimin e një jete normale. Dhe si rezultat i kësaj, Kosova po humb edhe investimet ndërkombëtare dhe kjo është dita-ditës duke e fundosur Republikën e Kosovës.

Prandaj, mashtrimit duhet t’i vihet fundi, sepse këtë mashtrim tanimë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke e parë, sepse të fitosh 50% të votave dhe prapë ta bllokosh krijimin e institucioneve, kjo më nuk do mend, sepse dihet kush është fajtori. Fajtori është Kryeministri në detyrë dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Prandaj, ne në cilësinë e qytetarëve të Republikës edhe si përfaqësues institucionalë bëjmë thirrje që të formohen institucionet, të normalizohet jeta e qytetarëve dhe të vazhdojë përpara, sepse Kosova është më e madhe se seicili individ në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se situata aktuale është shqetësuese dhe se Kosova po përballet me mungesë të institucioneve.

“Se jemi sot këtu bashkë me kolegët deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës, po ashtu jemi edhe me asamblistët e Drenasit.

Natyrisht, po e shprehim prapë shqetësimin tonë, sepse Kosova po i kalon ditët e saj më të rënda, pa institucione. Ju e keni parë dhe jeni dëshmitarë të deklarimeve të kryesuesit të seancës plenare, zotit Dehari, i cili kur diskutonte për thirrjen e seancës, kërkonte që të ketë një marrëveshje politike. Mbrëmë qartazi e pamë të gjithë: nuk ka marrëveshje politike dhe Albin Kurti nuk po e thërret seancën.

Prandaj, edhe sot e përsërisim thirrjen tonë që e bëjmë tash e sa kohë. Albin Kurti duhet ta ftojë seancën, të kthehet në Kuvend, t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja. E thashë dhe po e ripërsëris: janë ditë të rënda që po i përjeton qytetari i Kosovës. Kosova po stagnon në të gjitha drejtimet e saj. Dje e kemi parë një protestë në sheshin e qytetit ku komunat e Kosovës, qytetarë nga të gjitha komunat kanë protestuar për shkak të diskriminimit dhe qasjes joserioze që po e bën Albin Kurti dhe përfaqësuesit e partisë së tij.

Prandaj, kërkesa jonë sot është që ta lërë njëherë e përgjithmonë egon e tij, t’i kthehet krijimit të institucioneve të reja dhe ta ndalë bllokadën politike që po e bën si parti që ka marrë besimin më të madh të qytetarëve të Kosovës. Ia kemi borxh këtij vendi, ia kemi borxh gjeneratave të reja, por mbi të gjitha ia kemi borxh Kosovës që t’i hapim rrugë krijimit të institucioneve të reja, dhe thirrja ime sot është që zoti Dehari ta ftojë seancën sepse nuk ka më kohë për të pritur.

Kemi tejkaluar çdo afat kushtetues, çdo afat ligjor dhe jemi përtej çdo norme demokratike e kushtetuese. Prandaj po e përsëris: kthehuni në seancë, konstituoni Kuvendin, pastaj mundësitë janë që ai, nëse i ka votat, të procedojë me zgjedhjen e presidentit”, tha Deliu.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, tha se do të vazhdojnë të qëndrojnë dhe të rezistojnë për, siç tha ai, mbrojtjen e Kushtetutës dhe ligjshmërisë.

“Ne qëndrojmë e rezistojmë për mbrojtjen e Kushtetutës, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Kosovës. Ajo që e kemi parë qartë prej fillimit ka qenë se qëllimi i këtyre pushtetarëve uzurpues ishte dhe mbetet që Kosova të shkojë në zgjedhje dhe për këtë kanë luajtur lojëra të ndryshme politike deri më tash, e cila tashmë për secilin qytetar në Kosovë besoj është e kuptueshme dhe është kuptuar fare qartë se e tëra ka qenë një lojë. Një lojë që është në kundërshtim me demokracinë, me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë.

Ne së bashku edhe me qytetarët, edhe Aleanca me Partinë Demokratike e me gjithë qytetarët e Kosovës do të qëndrojmë e rezistojmë ndaj njerëzve që e rrezikojnë demokracinë. Nuk është opsioni më i keq në botë nëse ka zgjedhje. Opsioni më i keq në botë për ne, për Kosovën, është nëse një njeri, sikurse është Kurti, është edhe kryeministër, edhe president, edhe parlament, edhe gjithçka.

Pra, jemi në një fazë në të cilën Kosova tashmë është vendosur totalisht në duart e vetëm një njeriu dhe ne nuk e pranojmë këtë, nuk do ta pranojmë dhe për këtë besoj që qytetarët do t’i japin përgjigjen së shpejti”, tha Ramadani. EO/

kosovësinstitucioneveformimin

Të ngjashme

Formimi i Institucioneve, PDK-ja nesër para Qeverisë e në Kuvend

Formimi i Institucioneve, PDK-ja nesër para Qeverisë e në Kuvend

20:35
Dështimi për Presidentin, bëhet thirrje për vazhdimin e formimit të institucioneve

Dështimi për Presidentin, bëhet thirrje për vazhdimin e formimit të institucioneve

19:48
Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë

13:08
Çështja e presidentit, reagon Faton Bislimi: Kandidatura ime nuk është kërkesë drejtuar një partie, është një ofertë për t'i shërbyer Kosovës

Çështja e presidentit, reagon Faton Bislimi: Kandidatura ime nuk është kërkesë drejtuar një partie, është një ofertë për t'i shërbyer Kosovës

12:33

Më shumë nga Lajme

  • 22:13Syla aludon se Abdixhiku mund ta “përdorë” Kurtin për t’i eliminuar 6 deputetët dhe sulme ndaj Përparim Ramës
  • 22:04Gashi: Lutfi Haziri është i pakënaqur me mënyrën se si ka ardhur deri tek propozimi i presidentit
  • 21:59Mirena: Kurti e ka zgjatur këtë dyvjetësh duke iu falënderuar Abdixhikut që po del ndihmësi më i madh i tij
  • 21:58Të shtëna me armë në Gjermani, plagoset rëndë një 33-vjeçar nga Kosova
  • 21:53Konjufca kishte thënë se “Ymeri ka biznes me rrymë”, deputetja: Gjykata më kërkoi ta përmirësojë padinë brenda 3 ditëve – do e padisë sërish