Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media pasi shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar.
Ndër tjera, ai u pyet edhe për raportimet se mbrëmë ka qëndruar deri vonë në Mitrovicë të Jugut, duke thënë se gjatë kësaj kohe ka punuar me tri ndërrime, e se ka vëzhguar përgatitjet për zgjedhje.
“Gjatë kësaj fushate unë kam punuar me tri ndërrime, pra anembanë komunave të Kosovës, dhe jam përpjekur të vëzhgoj përgatitjet për zgjedhje, sepse zgjedhjet komunale lokale nuk janë më pak të rëndësishme se ato qendrore, duke qenë se qytetarët e Republikës janë edhe banorë të komunave dhe është tejet e rëndësishme për mirëqenien, dinjitetin dhe cilësinë e jetës se çfarë kryetarët e komunave do të kenë. Fletëvotimi ishte i thjeshtë, kishte vetëm dy emra, dhe njëri prej tyre doemos bëhet kryetar në mbrëmje”, shtoi ai.
