Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti takon kryeministrin e shtetit mosnjohës të Kosovës

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 14:20
Kurti takon kryeministrin e shtetit mosnjohës të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka takuar Nikol Pashinyan, homologun e tij nga Armenia, një shtet që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.

Takimi është zhvilluar të martën në Paris të Francës, ku kreu i qeverisë kosovare po realizon një vizitë zyrtare.

Dy liderët kanë diskutuar mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, thuhet në një njoftim për media të Zyrës së Kryeministrit të Armenisë, raporton Paparaci.

Sipas njoftimit, Kurti e Pashinyan kanë theksuar rëndësinë e zgjerimit të tregtisë dhe lidhjeve ekonomike.

“U diskutua gjithashtu për bashkëpunimin në fushën e turizmit, duke vënë në pah potencialin e konsiderueshëm për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në këtë sektor”, thuhet në njoftim.

Palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për çështjet rajonale, përfshirë mundësitë që po krijohen si rezultat i vendosjes së paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Armenia, një shtet në rajonin e Kaukazit Jugor, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës kryesisht për shkak të konfliktit të saj historik me Azerbajxhanin rreth Nagorno-Karabakut dhe implikimeve që rasti i Kosovës mund të ketë pasur për atë konflikt. Ajo druhej se njohja e pavarësisë së Kosovës mund të përdorej si precedent ndërkombëtar për kërkesat e pavarësisë së Nagorno-Karabakut.

Kjo çështje ishte veçanërisht e ndjeshme në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë.

Megjithatë, 16 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2024, Armenia njohu pasaportën e Kosovës. Ky vendim hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Kurti realizoi vizitë historike, të parën të një kryeministri të Kosovës në Yerevan të Armenisë në muajin maj të këtij viti. Gjatë kësaj vizite, kryeministri kosovar ishte pritur në takim zyrtar nga homologu i tij Pashinyan, por pa prezencën e flamurit dhe simboleve shtetërore të Kosovës.

Armenia ndodhet në një pozitë të ndërlikuar gjeopolitike, e ndikuar nga konflikti i gjatë me Azerbajxhanin, marrëdhëniet e tensionuara me Turqinë dhe dilemat rreth orientimit të saj mes ShBA-ve dhe Rusisë.

kosovëskurtitakon

Të ngjashme

Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës

Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës

22:35
Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

18:41
Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

13:13
Kurti në Francë flet për rimëkëmbjen pas luftës: Kosova u rindërtua duke parë nga e ardhmja, jo nga e kaluara

Kurti në Francë flet për rimëkëmbjen pas luftës: Kosova u rindërtua duke parë nga e ardhmja, jo nga e kaluara

11:41

Më shumë nga Lajme

  • 14:09​Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës
  • 14:04Abdixhiku takohet me Prattipatin: Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm
  • 14:02Policia në Gjakovë kërkon ndihmë për identifikimin e gruas, dyshohet për vjedhje
  • 13:32Punësimet e mjekëve, Zemaj për qeveritarët: Praktikantë të përhershëm në premtime
  • 13:30Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme, në fokus Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën