Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti thotë se gjatë mandatit të kaluar qeveria ka blerë armatim nga SHBA në vlerë afër gjysmë miliardi

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 20:35
Kurti thotë se gjatë mandatit të kaluar qeveria ka blerë armatim nga SHBA në vlerë afër gjysmë miliardi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se aleanca dhe partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “i veçantë dhe i palëkundur”, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të forcohet.

Kurti këto deklarata i bëri gjatë një takimi me delegacionin e “Atlantic Council 2026 Balkans Forward Fellows”, me të cilët diskutoi për siç tha ai thellimin e partneritetit në ekonomi, siguri dhe mbrojtje.

Kurti tha se gjatë mandatit të kaluar kanë investuar afër gjymë miliardi euro në sisteme të armatimit.

“Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur dhe do të vazhdojmë ta forcojmë, mbi bazën e vlerave dhe orientimeve tona të përbashkëta. Sot mirëprita delegacionin e “Atlantic Council 2026 Balkans Forward Fellows”, me të cilët bashkëbiseduam për partneritetin që po thellohet në ekonomi, siguri dhe mbrojtje.Gjatë mandatit të kaluar, kemi investuar afër gjysmë miliard euro vetëm në sisteme të armatimit, duke arritur një nivel të paprecedentë të partneritetit në fushën e mbrojtjes. Pjesa kryesore e prokurimeve është realizuar përmes programeve Foreign Military Sales (FMS) dhe Direct Commercial Sales (DCS)”.

“Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar gjithashtu dislokimin e një kontingjenti të FSK-së si pjesë e forcës ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza. Në takim po ashtu ngrita edhe çështjen e zbulimit të varrezave masive në Zubin Potok dhe përsëri u bëra thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ushtrojnë presion më të madh ndaj Serbisë për deklasifikimin e dosjeve ushtarake të arkivuara dhe ofrimin e informacioneve lidhur me këto varreza”, ka deklaruar Kurti.

kurtimandatitkaluar

Të ngjashme

Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK

Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK

19:30
Kurti flet për zgjedhjet në Serbi: Vuçiqi dhe Daçiqi humbën, shqiptarët arritën rezultat historik

Kurti flet për zgjedhjet në Serbi: Vuçiqi dhe Daçiqi humbën, shqiptarët arritën rezultat historik

17:12
Kurti me deklaratë të fortë për situatën në Shqipëri

Kurti me deklaratë të fortë për situatën në Shqipëri

15:59
Kurti: Presim që Beogradi të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kurti: Presim që Beogradi të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

14:49

Më shumë nga Lajme

  • 22:25Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
  • 22:10FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
  • 21:43Bajrami kritikon Kurtin për projektbuxhetin e 2027-tës: Së pari në parti, pastaj në institucione
  • 21:40Katër armë dhe municion sekuestrohen në Zubin Potok
  • 21:24Shpërthejnë përplasjet, qindra mijëra protestojnë në Francë