Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kusari-Lila: Nuk i kishim të gjitha votat as nga grupi ynë për Osmanin

GD
Gazeta Demos11 mars 2026 në 22:19
Kusari-Lila: Nuk i kishim të gjitha votat as nga grupi ynë për Osmanin

Mimoza Kusari- Lila ka thënë se Vjosa Osmani nuk i ka pasur të garantuara votat për presidente.

Ajo ka thënë se kanë pasur konfirmim edhe brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do ta votonin të gjithë Osmanin.

“Jam e bindur se kanë munguar votat. Në votimin në Kuti kemi pasur indikacione të qarta që së pari nuk do të jenë të gjitha votat e grupit tonë parlamentar, ka pasur konfirmim që nuk janë të gjithë grupi jonë në favor të rizgjedhjes”, ka thënë Kusari-Lila në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ajo nuk ka folur nëse këto vota kundër ishin nga partneri Guxo, duke thënë se përë duhet të deklarohen nga kjo parti.

Ajo ka thënë se ka qenë e konfirmuar se as të gjitha votat nga LDK nuk kanë qenë të sigurta, kur ka komentuar deklaratën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku se nuk kanë asgjë kundër kandidaturës së Osmanit.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Kusari-Lila tha se u qëndron mbrapa deklarimeve të saj ku ka vlerësuar punën e Osmanit gjatë mandatit 5 vjeçar.

Ajo ka thënë se Osmani është ngutur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 16:00Nga Kosova në Shqipëri për formim profesional, 10 oficerë të FSK-së nisin kurset profesionale
  • 15:58Kërkohet paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj dy personave
  • 15:55Hapet edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës në Kosovë
  • 15:48IPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të Asociacionit Kombëtar të Hetimeve të Brendshme në ShBA
  • 15:33Komandanti i FSK-së takon udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë