Vula e Kushtetueses, e ktheu Kuvendin në punë.
Pas aminit nga Gjykata, kryesia e parlamentit, do të mblidhen të premten, e fillimisht do flitet për formimin e komisioneve.
Veç para se t’i takoj anëtarët, për planet nuk flet kryetarja.

Aty nënkryetarin e vet nuk do ta ketë Partia Demokratike e Kosovës, meqë emri nga radhët e tyre nuk ishte votuar, por porosia nuk do të mungojë.
Kërkesa e tyre është që shpejt të ecet para me ndryshimet ligjore që u kërkuan pas vendimit dënues në Hagë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qëndrimet për takimin e ftuar nuk i dhanë edhe subjektet tjera, teksa kryesia mblidhet pas konstatimit të Kushtetueses që kuvendi është i konstituuar, anise pas afatit.