Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Gjykatën Speciale

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 07:50
Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot dy seanca plenare, në të cilat do të shqyrtohen një sërë çështjesh me rëndësi institucionale dhe publike. Në mesin e pikave kryesore të rendit të ditës është rishqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilin presidentja e Kosovës ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim.

Seanca e parë, e cila është vazhdim i seancës së mëparshme, pritet të nisë në orën 10:00. Në rend dite janë tri çështje kryesore: gjendja në sektorin e shëndetësisë, furnizimi dhe çmimi i energjisë elektrike, si dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Gjatë kësaj seance, deputetët pritet të votojnë rezolutën lidhur me gjendjen në shëndetësi, pas interpelancës me ministrin Arben Vitia. Kjo rezolutë ndërlidhet me rastin e pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur për katër muaj pa terapi, si dhe me mungesën e barnave onkologjike.

Në votim do të jetë edhe propozim-rezoluta që buron nga mocioni përmbajtjesor lidhur me planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Një nga çështjet më të rëndësishme të kësaj seance është shqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ligji i është kthyer Kuvendit nga presidentja për rishqyrtim, ndërsa synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale.

Ndërkaq, seanca e dytë plenare, e rregullt, pritet të nisë në orën 11:00.

Vëmendje të veçantë në këtë seancë pritet të marrë shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027, si dhe procesi i zgjedhjes së katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Bëhet fjalë për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet e tjera joshumicë.

Në rend dite është përfshirë edhe rekomandimi për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin Parlamentar Hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe trajtimin institucional të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Seanca e dytë do të nisë me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe parashtrimin e pyetjeve parlamentare.

seancakosovësplenare

Të ngjashme

Haradinaj: Pamjet e EULEX-it para shtëpisë së Krasniqit janë poshtërim i shtetit të Kosovës

Haradinaj: Pamjet e EULEX-it para shtëpisë së Krasniqit janë poshtërim i shtetit të Kosovës

22:57
Kurti pyetet për aktgjykimin e Speciales, ky është reagimi i kryeministrit

Kurti pyetet për aktgjykimin e Speciales, ky është reagimi i kryeministrit

12:41
Policia ekstradon dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

Policia ekstradon dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

21:07
Publikohet formacioni i Kosovës, shumë ndryshime në përballjen ndaj Irlandës

Publikohet formacioni i Kosovës, shumë ndryshime në përballjen ndaj Irlandës

20:20

Më shumë nga Lajme

  • 07:49Ligji për Specialen, Gucati thirrje deputetëve: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë
  • 07:48KEDS njofton: Këto vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:40Sot mot i ndryshueshëm: Priten reshje shiu e erëra të forta
  • 23:32Ish-këshilltari i Krasniqit: Baca Jakup do të kthehet shpejt në Kosovë
  • 23:31Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Medaljes së Artë të Kongresit Amerikan