Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme LIVE

Kuvendi mblidhet sot, nënkryetarët në rend dite

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 07:31
Kuvendi mblidhet sot, nënkryetarët në rend dite

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot, ndërsa në rend të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca është thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas dështimit të votimit të Vlora Çitakut në seancën e së premtes.

Deputetët e LVV-së abstenuan në votimin për kandidaten e PDK-së, duke bërë që ajo të mos marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi arriti të zgjedhë Ardian Golën nga LVV në pozitën e nënkryetarit, raporton Klankosova.tv.

Pas dështimit të votimit të Çitakut, PDK mori vendim që të mos marrë pjesë në seancat e mëtejshme konstituive të Kuvendit.

Pak orë më vonë u thirr edhe një seancë tjetër brenda së njëjtës ditë, por deputetët e PDK-së nuk morën pjesë.

Në anën tjetër, LDK deklaroi se nuk mund të hidhet në votim kandidatura e Kujtim Shalës pa u votuar paraprakisht kandidatura e PDK-së, duke kërkuar që procesi të zhvillohet sipas radhës.

Megjithatë, mbrëmjen e së dielës, LVV ‘lëshoi pe’ dhe njoftoi se do t’i votojë të dy kandidatët për nënkryetarë, Vlora Çitakun e PDK-së dhe Kujtim Shalën e LDK-së.

Nga LVV kanë shprehur shpresë se zgjedhja e nënkryetarëve do të mundësojë vazhdimin e procesit institucional dhe nuk do të paraqesë pengesë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Seanca e sotme është caktuar të nisë në orën 10:00.

Mbetet të shihet nëse PDK dhe LDK do të marrin pjesë në të dhe nëse Kuvendi do të arrijë të përmbyllë zgjedhjen e nënkryetarëve

kuvendirendkuvendit

Të ngjashme

Kuvendi themelon Komisionin hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kuvendi themelon Komisionin hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

14:31
Kuvendi miraton ndryshimet në Buxhetin 2026, opozita nuk merr pjesë në votim

Kuvendi miraton ndryshimet në Buxhetin 2026, opozita nuk merr pjesë në votim

13:34
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite ndryshimet buxhetore dhe Byroja e Pasurisë

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite ndryshimet buxhetore dhe Byroja e Pasurisë

08:25

Më shumë nga Lajme

  • 08:21Edi Rama do dialog, përsërit thirrjen për studentët
  • 08:09Protestë para Qeverisë në kohën kur Sveçla e Gërvalla flasin për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkohet dorëheqja e tyre
  • 08:07E dhimbshme: Vdes vëllai i aktorit Agan Asllani, u aksidentua me motoçikletë
  • 08:05Nga prokuroria te policia, vala e suspendimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt
  • 08:00Rasti i Arlinda Zekajt: Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për media