Nikoll Radaçi është autori i cili shkaktoi aksidentin e rëndë sot në Durrës, duke përplasur për vdekje dy të mitur, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
57-vjeçari pas aksidentit ka tentuar të largohet, por më pas është kapur nga forcat e policisë.
Pak më herët, Euronews raportoi se mosha e të miturve që kanë humbur jetën janë 8 dhe 10 vjeç ndërsa personi i tretë që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është 13 vjeç.
