Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky është vendimi i kryesisë së LDK-së pas marrëveshjes për presidentin

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 15:53
Ky është vendimi i kryesisë s♪7 LDK-së pas marrëveshjes për presidentin

LDK ka dalur me komunikatë pas mbajtjes së mbledhjes së kryesisë, transmeton DEMOS.

"Pas shqyrtimit, Kryesia, me unanimitet të plotë, miratoi marrëveshjen e arritur nga ekipi negociues i LDK-së; dhe kështu mbështeti nominimin e profesor Bekim Sejdiut për President të Republikës", thuhet në komunikatë.

NJOFTIMI:

DEKLARATË E KRYESISË SË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbështetje të autorizimeve të dhëna nga Kuvendi i LDK-së dhe në ushtrim të përgjegjësive të saj statutare, shqyrtoi marrëveshjen politike për tejkalimin e krizës institucionale dhe për përmbylljen e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Pas shqyrtimit, Kryesia, me unanimitet të plotë, miratoi marrëveshjen e arritur nga ekipi negociues i LDK-së; dhe kështu mbështeti nominimin e profesor Bekim Sejdiut për President të Republikës.

Ky vendim përfaqëson qëndrimin zyrtar dhe institucional të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai është marrë në përputhje me mandatin e dhënë nga Kuvendi i LDK-së, me procedurat vendimmarrëse të partisë dhe me përgjegjësinë që LDK-ja ka marrë për garantimin e stabilitetit institucional dhe funksionimin e rregullt të rendit kushtetues.

Për LDK-në, ky proces nuk lidhet vetëm me zgjedhjen e një individi. Ai lidhet, para së gjithash, me ruajtjen e institucioneve të Republikës, shmangien e një krize të re politike dhe krijimin e kushteve për funksionim të qëndrueshëm institucional. Interesi i shtetit dhe detyrimi ndaj rendit kushtetues kanë qenë dhe mbeten orientimi themelor i veprimit tonë.

Në të njëjtën kohë, zgjedhja e Presidentit të Republikës kërkon një personalitet me integritet të dëshmuar, përgatitje të lartë profesionale dhe përvojë institucionale, i cili e kupton peshën kushtetuese të kësaj detyre dhe është në gjendje ta përfaqësojë unitetin e popullit.

Profesor Bekim Sejdiu i përmbush këto kritere. Si jurist, profesor universitar, diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë në shërbim të institucioneve të Kosovës. Përvoja e tij në fushën kushtetuese dhe në përfaqësimin diplomatik të vendit përbën garanci për ushtrimin e pavarur, të paanshëm dhe dinjitoz të detyrës së Presidentit.

Kryesia vlerëson se kandidatura e tij i shërben nevojës së vendit për një President që qëndron mbi ndarjet partiake, respekton me përpikëri Kushtetutën dhe përfaqëson Republikën me seriozitet brenda dhe jashtë vendit; me theks të veçantë në orientimin tonë euroatlantik.

Kryesia u bën thirrje deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së që, gjatë procesit të votimit, të veprojnë në përputhje me autorizimet e Kuvendit të partisë, vendimin e Kryesisë dhe përgjegjësinë që mbajnë si përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në çështjet që përcaktojnë stabilitetin dhe të ardhmen institucionale të vendit, përgjegjësia ndaj Republikës duhet të qëndrojë mbi çdo konsideratë tjetër. Respektimi i vendimeve të organeve legjitime të partisë është njëkohësisht respektim i mandatit politik, i besimit të anëtarësisë dhe i interesit shtetëror.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të veprojë me maturi, unitet dhe përgjegjësi, duke vendosur mbi të gjitha interesin e Republikës së Kosovës.

ldk-sëkryesisëkosovës

Të ngjashme

Ujdia Kurti-Abdixhiku, Tërmkolli: Nuk ka pasë një poshtërim e shkatërrim më të madh të LDK-së dhe të Kosovës sa në këto pesë-gjashtë vite!

Ujdia Kurti-Abdixhiku, Tërmkolli: Nuk ka pasë një poshtërim e shkatërrim më të madh të LDK-së dhe të Kosovës sa në këto pesë-gjashtë vite!

17:54
Muhaxheri: Mbështes qëndrimin e deputetëve të LDK-së nga dega e Pejës, morën vendimin e duhur për Kosovën!

Muhaxheri: Mbështes qëndrimin e deputetëve të LDK-së nga dega e Pejës, morën vendimin e duhur për Kosovën!

19:35
Abdixhiku tregon emrat: 6 deputetët e LDK-së që deklaruan se nuk votojnë

Abdixhiku tregon emrat: 6 deputetët e LDK-së që deklaruan se nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

18:17
Armend Zemaj: Qëndrimi im është mbrojtja e LDK-së, asnjëherë të biem në kurthin e Albin Kurtit

Armend Zemaj: Qëndrimi im është mbrojtja e LDK-së, asnjëherë të biem në kurthin e Albin Kurtit

16:26

Më shumë nga Lajme

  • 19:086 deputetë të LDK kundër Sejdiut president, flet Arbërie Nagavci
  • 19:05Çitaku i kërkon Kurtit ta thërrasë seancën konstituive: “Mjaft më me krizë”
  • 19:02Deputeti i LDK, Kujtim Shala kundër ujdisë për Presidentin Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin
  • 19:00Donika Kadaj: Pas bllokadës, Kurti ka legjitimitet të plotë t’u kërkojë qytetarëve 80 deputetë
  • 19:00Egzon Pacolli: Këta janë LDK-ja e vërtetë, që nuk bien pre e kurthit të Kurtit