Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky raportohet se është burri që u gjet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës

GD
Gazeta Demos27 tetor 2025 në 23:44
Ky raportohet se është burri që u gjet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në mëngjes në fshatin Llapçevë të Malishevës, ku një burrë është gjetur pa shenja jete pranë një automjeti të ndalur në rrugë.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 07:00 të mëngjesit të 27 tetorit 2025, një zyrtar policor që po kalonte me veturën e tij në dalje të fshatit në drejtim të Malishevës ka vërejtur një automjet të ndalur në skaj të rrugës dhe disa metra më tutje një person të shtrirë në tokë.

Polici është ndalur menjëherë për të parë gjendjen e personit dhe ka konstatuar se ai kishte nevojë urgjente për ndihmë mjekësore. Menjëherë ka njoftuar Stacionin Policor të Malishevës, pas së cilës në vendngjarje kanë dalë patrulla policore dhe një ekip i QKMF-së së Malishevës.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, personi – i identifikuar si H.A – ka ndërruar jetë në QKMF-Malishevë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është inicuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të Malishevës, forenzika dhe hetimet rajonale.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes

vdekje

Të ngjashme

Bilanc tronditës në Evropë, mbi 25 mijë vdekje nga vapa ekstreme

Bilanc tronditës në Evropë, mbi 25 mijë vdekje nga vapa ekstreme

19:52

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil