Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky shtet pritet ta vazhdojë pjesëmarrjen në KFOR edhe për një vit

GD
Gazeta Demos28 prill 2026 në 16:32
Ky shtet pritet ta vazhdojë pjesëmarrjen në KFOR edhe për një vit

Ushtria gjermane (Bundeswehr) pritet të vazhdojë pjesëmarrjen në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, edhe për një vit.

Sikurse deri më tani, mund të dërgohen deri në 400 ushtarë për këtë qëllim, me mundësi rritjeje të përkohshme gjatë rotacioneve ose emergjencave, shkruan qeveria gjermane në mocionin, të cilin Bundestagu do ta diskutojë për herë të parë të enjten e ardhshme.

Sipas kërkesës, përveç garantimit të sigurisë publike dhe rendit, detyrat përfshijnë edhe mbështetjen për “zhvillimin e një Republike të Kosovës stabile, demokratike, multietnike dhe paqësore”. Po ashtu, duhet të mbështetet krijimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës si një “organizatë e sigurisë e kontrolluar në mënyrë demokratike, me karakter multietnik, si dhe aktorë të tjerë në kuadër të reformës së sektorit të sigurisë”

“Shqetësimet kryesore të Qeverisë gjermane, krahas normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, mbeten stabilizimi politik, sundimi i ligjit, stabilizimi ekonomik dhe shoqëror, si dhe mbështetja për afrimin me BE-në dhe integrimin në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Parlamentit gjerman.

Theksohet se si Kosova, ashtu edhe Serbia, kanë bërë të qartë se dëshirojnë vazhdimin e pranisë së KFOR-it.

“Qeveria gjermane i vlerëson kostot shtesë të lidhura me këtë mision në rreth 35.7 milionë euro”, u tha në njoftimin e Bundestagut.

KFOR

Më shumë nga Lajme

  • 23:40ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
  • 23:32Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kah Dhërmiu
  • 23:22Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?
  • 23:21Temperatura të larta, IHMK apelon për kujdes gjatë ekspozimit në diell
  • 23:19Pikat kufitare pa fluks, kolona vetëm te Dheu i Bardhë