Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 16:07
Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e cila njoftoi se ndërhyrja ka bërë të mundur shpëtimin e organit të syrit.

Ministrja i uroi Erjonit shërim të shpejtë, duke theksuar se, pavarësisht suksesit të operacionit, rrugëtimi drejt rikuperimit të shikimit do të vijojë me durim dhe besim.

“Erjon Vishkulli, e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila e ka shpëtuar organin e syrit të djalit.

Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare dhe me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore kreu me sukses ndërhyrjen, ndërkohë që qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonin.

Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata.

Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm. Suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim.

Mirënjohje të sinqertë profesor Rizzos për atë që bëri dhe përgëzime familjes e miqve të Erjonit”, shkruan Spahiu.

sukseserjonvishkulli

Të ngjashme

U plagos në sy gjatë protestës, reagon Erjon Vishkulli para operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

U plagos në sy gjatë protestës, reagon Erjon Vishkulli para operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

11:57
U plagos në sy gjatë protestës, reagon Erjon Vishkulli para operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

U plagos në sy gjatë protestës, reagon Erjon Vishkulli para operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

11:00

Më shumë nga Lajme

  • 16:56Letra e Arlinda Zekajt dhe ngjyra e kuqe hidhen para objektit të Policisë së Kosovës
  • 16:53“Marre” dhe “Drejtësi”, protestuesit ndalen edhe para objektit të KPK-së
  • 16:52Dëgjohen thirrjet e organizatorëve, asnjë figurë politike në protestë
  • 16:50‘‘Sveçla out’’, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm
  • 16:48Marta Kos ia bën të qartë Serbisë: S’ka përparim drejt BE’së pa sanksione ndaj Rusisë