Halil Matoshi ka shkruar një shkrim prekës për ndarjen nga jeta të legjendës së boksit kosovar, Nazif Gashi, i cili u shua në moshën 74-vjeçare.
Gashi ishte një nga figurat më të shquara të Klubit të Boksit “Prishtina”.
Në shkrimin e tij, Matoshi kujton vitet ’70, kohën kur Kosova sapo kishte fituar autonominë e vitit 1974 dhe kur po formësohej identiteti kulturor e sportiv i saj.
Pikërisht në këtë periudhë, klubi “Prishtina” me trajnerin Lah Nimani dhe boksierët e njohur Xhevdet Peci, Aziz Salihu, Mehmet Bogujevci, Bajram Hashani dhe Nazif Gashi, arriti të bëhej kampion i Jugosllavisë.
Matoshi veçon ndeshjen legjendare të 2 dhjetorit 1974, kur “djaloshi flokëverdhë”, siç e quanin atë gazetat e kohës, fitoi ndaj kampionit evropian Marjan Beneš – një triumf që u përjetua si fitore kombëtare e Kosovës.
Shkrimi i plotë i tij: