Në sheshin “Nënë Tereza” është vendosur ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila po merr një lum kritikash pasi po cilësohet për pasaktësi në përmbajtje.
Reagimeve të ashpra i është bashkuar edhe gazetari, Arsim Lani, i cili tha se kur kujton intevistën e famshme të Shkëlzen Gashit me të kur fliste për bindjet e tij rreth UÇK-së, nuk i vjen asgjë për befasi.
“Kur jemi te Xeni dhe çka ai perfaqeson, po ua rikujtoj intervisten me te para 6 vitesh. Fliste me bindje se UÇK-ja ka bere krime, Dik Martin e quante mik te shqiptareve dhe ironizonte me ata trima qe kapen armet per ta çliruar Kosoven. Mua asgje s’me befason as nga ky as nga ata qe ky i mbeshtet dhe i perfaqeson”, tha Lani.
