Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë që për tema nacionale është gjithmonë i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës pavarësisht se kush është dhe nga vjen.
“Ne në një kohë kemi qenë të kritikuar shumë, dhe shpesh pa arsye, sepse nuk është kuptuar për çka po flasim Brenda 24 orëve, kur më thërret Kryeministri i vendit tim, qoftë ai nga opozita apo nga pozita, për tema nacionale, unë jam aty, sepse nuk kam një Kosovë rezervë”, është shprehur Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.
“Unë në politikë nuk shkoj me inate personale. Nëse nuk jam unë që po i vendos gjërat, kur ka tema nacionale, prapë unë ulem në tavolinë”.
Limaj tha se a pajtohet në ato diskutime është temë tjetër, por është jetike që të marrë pjesë.
