Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në një konferencë për media nga selia e partisë, ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Tahiri ka thënë se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit bie drejtpërdrejt mbi kryeministrin, Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti ka dy mundësi: të zgjedhë presidentin ose ta çojë vendin në zgjedhje.