Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Litar në qafë, goditje në kokë dhe gjurmë gjaku: Detaje nga dosja e Prokurorisë për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 19:33
Litar në qafë, goditje në kokë dhe gjurmë gjaku: Detaje nga dosja e Prokurorisë për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

Goditje me grushte në kokë dhe trup, një mjet i fortë, një litar i vendosur rreth qafës dhe gjurmë gjaku në shtratin ku u gjet e pajetë foshnja.

Këto janë disa nga detajet që përshkruhen në dosjen e Prokurorisë Themelore në Gjilan, të cilën e ka siguruar Dukagjini, lidhur me vrasjen e dyfishtë në fshatin Demiraj.

Sipas dosjes, Braim Demiri dyshohet se më 1 nëntor 2026, pas orës 00:27 dhe deri në orët e mëngjesit, pas një konflikti fizik me djalin e tij, Adonis Demiri, e ka privuar atë nga jeta.

Në përshkrimin e ngjarjes, Prokuroria pretendon se i dyshuari fillimisht e ka goditur Adonisin me grushte në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas, dyshohet se e ka goditur me një mjet të fortë në anën e djathtë të kokës dhe e ka përplasur për tokë.

“Me një litar të cilin ia vendos në qafë viktimës dhe sipas shenjave të njëjtin e ngulfat”, thuhet në përshkrimin e dyshimeve në dosjen e Prokurorisë.

Por, sipas të njëjtës dosje, në këtë ngjarje dyshohet se është vrarë edhe foshnja, raporton TV Dukagjini.

“Më datë 01.Nentor 2026, në periudhën kohore pas orës 00:27 e deri në orët e mëngjesit, në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj, , Komuna e Gjilanit, i pandehuri Braim Demiri, pas një konflikti  fizik me djalin e tij tani të ndjerin Adonis Demiri, me dashje e privon nga jeta  djalin e tij Adonisin, ashtu që  të njëjtin e godet me grushta në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit  duke e goditur me mjetë të fortë në anën e djathtë të kokës, duke e përplasur për tokë, e më pas  me një litar të cilin ia vendos në qafë viktimës dhe sipas shenjave të njëjtin e ngulfate, ndërsa më parë  edhe femiu D., është gjetur e pa jetë me shenja dhune në shtratin e babait të saj tani të ndjerit Adonis, ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejtë këto të shkaktuara  me dyshimin  nga babi i saj tani i ndjeri Adonis, ashtu që  nga veprimet e të njëjtëve janë privuar nga jeta dy anëtar të familjes së tyre”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Foshnja është gjetur e pajetë në shtratin e babait të saj, Adonis Demirit, me shenja dhune. Në atë hapësirë, sipas Prokurorisë, janë vërejtur edhe njolla gjaku.

“Viktima Adonis Demiri është gjetur me lëndime të dukshme në fytyrë, i mbuluar me gjak dhe me një litar të shtrënguar rreth qafës, ndërsa foshnja D., është gjetur e pajetë me shenja dhune”, thuhet në dosje.

Prokuroria thekson se mënyra e saktë e privimit nga jeta të të dy viktimave ende nuk është përcaktuar, pasi deklaratat e të pandehurve nuk përputhen me atë që shihet në incizimet e kamerave të sigurisë.

“Po ashtu, duhet potencuar se mënyra e saktë e privimit nga jeta të djalit Adonis, por edhe e mbesës së tij D., D., për momentin është ende e paqartë, pasi ekzistojnë kundërthënie të qarta në mes të deklaratave të të pandehurve dhe incizimeve të kamerave të sigurisë”.

Kundërthënie mes deklaratave dhe kamerave të sigurisë

Në këtë rast, përveç Braim Demirit, është e pandehur edhe H., Demiri, e dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.

Sipas Prokurorisë, të dy të pandehurit kanë dhënë versione të ngjarjes që bien ndesh me incizimet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga një DVR i sekuestruar në shtëpinë e Xh., Demirit, vëllait të të dyshuarit.

Pikërisht këto kundërthënie dhe raportet familjare janë ndër arsyet që Prokuroria i ka paraqitur gjykatës si bazë për paraburgim.

Në dosje thuhet se personat që mund të kenë dijeni të drejtpërdrejtë për ngjarjen janë kryesisht anëtarë të familjes së të dyshuarit, përfshirë bashkëshorten e tij, H., D., dhe vëllain e tij, Xh., D..

Prokuroria vlerëson se, për shkak të raporteve të ngushta familjare, këta persona mund të jenë të ndjeshëm ndaj ndikimit të të dyshuarit.

“Ekziston rrezik real që i pandehuri, nëse do të ndodhet në liri, do të bashkërendojë deklaratat me bashkëpandehurën, me çka do të pengonte zhvillimin e rregullt të procedurës penale”, thuhet në kërkesë.

Autopsia dhe ekspertizat ende nuk kanë përfunduar

Prokuroria bën të ditur se hetimet janë në fazën fillestare dhe se ende nuk janë pranuar rezultatet e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Po ashtu, në pritje janë edhe ekspertizat e gjurmëve biologjike, të litarit dhe të pajisjeve elektronike të sekuestruara.

Përveç këtyre, Prokuroria ka bërë të ditur se duhet të intervistohen edhe persona të tjerë që mund të kenë informacione për rrethanat e rastit

Në shtëpi u gjet edhe një armë gjuetie me leje të skaduar

Përveç dyshimit për vrasje të rëndë, Braim Demiri dyshohet edhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe, të njëjtit Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar një muaj paraburgim

kokëlitarprokurorisë

Të ngjashme

Musliu: Kur kryeministri s’i përgjigjet Prokurorisë - pse të mos trimërohen të tjerët?

Musliu: Kur kryeministri s’i përgjigjet Prokurorisë - pse të mos trimërohen të tjerët?

11:36

Më shumë nga Lajme

  • 20:18Haxhiu: Strategjia për Specialen, mbështetje për ekipet mbrojtëse, jo pengesë
  • 20:03Kurti takohet me shefen e re të IOM-it në Kosovë, diskutojnë për migrimin dhe punësimin e grave
  • 19:53“Rreziku është serioz”: Rama paralajmëron se Kosova mund t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030
  • 19:48Kadaj-Bujupi: Kush vendosi që një foshnjë tre muajshe të mbetej nën kujdesin e një prindi për të cilin raportohej se ishte përdorues i narkotikëve?
  • 19:47Hoxha: Gërvalla e Sveçla do të duhej të dorëhiqeshin, ose Kurti t’i shkarkonte