Zafir Berisha ka reaguar pas largimit nga puna në RTK të gazetarit Ernest Luma.
Ai e ka akuzuar Qeverinë për reprezalje e ndjekje ndaj gazetarëve.

Zafir Berisha ka reaguar pas largimit nga puna në RTK të gazetarit Ernest Luma.
Ai e ka akuzuar Qeverinë për reprezalje e ndjekje ndaj gazetarëve.
“Pas sulmeve kundër Fidanit e Lirimit, e paskan larguar nga puna edhe gazetarin Ernest Luma, njëri ndër udhëheqësit e protestave studentore të vitit 1997. A i ka mbetur Albinit pikë fytyre, apo jo?
Reprezaljet dhe ndjekjet ndaj gazetarëve, që po ngjallin shqetësime për lirinë e fjalës, janë shenja të një mentaliteti autoritar e stalinist. Historia na ka mësuar se pushtetet që përpiqen ta heshtin fjalën e lirë, për ta forcuar pozitën e tyre, e përshpejtojnë fundin e vet si Nikolai Çaushesku, udhëheqësi i Rumanisë koministe nga viti 1965 deri në vitin 1989. Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm, as ai i Albinit!“, tha ai.