Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Maliqi: Protesta ka ndikim, sponsorët e Speciales duhet ta kuptojnë nivelin e pakënaqësisë

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 19:07
Maliqi: Protesta ka ndikim, sponsorët e Speciales duhet ta kuptojnë nivelin e pakënaqësisë

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka bërë thirrje që pakënaqësia ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale të shprehet publikisht dhe fuqishëm.

Në një reagim, Maliqi ka kundërshtuar pretendimet se protestat nuk kanë ndikim ose se mund të prodhojnë efekte negative.

“Mos i dëgjoni ata që ju thonë se protesta nuk ka ndikim, apo se ka ndikim negativ”, ka shkruar Maliqi.

Sipas tij, nëse qytetarët vlerësojnë se verdikti nuk ka prodhuar drejtësi, kjo pakënaqësi duhet të dëgjohet, veçanërisht nga shoqëria civile.

“Është jetike që zyrtarët e shteteve sponsore të gjykatës ta kuptojnë nivelin e pakënaqësisë dhe efektin që e ka prodhuar gjykata”, ka shkruar ai.

Maliqi ka theksuar se kërkesa ndaj shteteve sponsore nuk duhet të jetë ndërhyrja në drejtësi, por forcimi i besimit në proces.

Sipas tij, Gjykatës Speciale duhet t’i kërkohet llogari për standardet dhe të sigurohet mbikëqyrje institucionale.

“Që faza e apelit të mos jetë thjesht noterizim i shkallës së parë”, ka shkruar Maliqi.

maliqindikimduhet

Të ngjashme

Haliti: Po të ishte Rugova gjallë, s’do t’i humbte zgjedhjet asnjëherë – por ku ka mbetur sot LDK-ja…

Haliti: Po të ishte Rugova gjallë, s’do t’i humbte zgjedhjet asnjëherë – por ku ka mbetur sot LDK-ja…

14:15
Kurti në Irlandë: Duam të hyjmë në NATO e BE, por fillimisht na duhet statusi i vendit kandidat

Kurti në Irlandë: Duam të hyjmë në NATO e BE, por fillimisht na duhet statusi i vendit kandidat

12:14
Çfarë duhet të bëni me paratë tuaja në epokën e Inteligjencës Artificiale?

Çfarë duhet të bëni me paratë tuaja në epokën e Inteligjencës Artificiale?

16:04
Vizita e Listës Studentore në Kosovë, Haradinaj: Duhej të arrestoheshin, ardhja e tyre nga Serbia duhet të jetë me leje

Vizita e Listës Studentore në Kosovë, Haradinaj: Duhej të arrestoheshin, ardhja e tyre nga Serbia duhet të jetë me leje

13:07

Më shumë nga Lajme

  • 18:13Skandal me delegacionin somalez që vizitoi Kosovën: Zhduken nëntë nga ta, vetëm dy kthehen në shtëpi
  • 18:13Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë
  • 18:00Xhavit Haliti: Me Albinin përshëndetemi kur s’kemi ka me ikë, s’më ka thirrë kurrë për naj kafe
  • 17:59Ambasada italiane e ‘‘shqetësuar’’ për Ligjin e Speciales: Nevojiten konsultime, na vjen keq që s’janë zhvilluar
  • 17:46Një muaj paraburgim shtetasit gjerman që dyshohet për kontrabandim armësh