Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Një muaj paraburgim shtetasit gjerman që dyshohet për kontrabandim armësh

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 17:46
Një muaj paraburgim shtetasit gjerman që dyshohet për kontrabandim armësh

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim shtetasit gjerman me inicialet L.B.S., i dyshuar për kontrabandim dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

Vendimi është marrë nga Departamenti Special i kësaj gjykate, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe mbajtjes së seancës dëgjimore.

Sipas njoftimit të gjykatës, i pandehuri dyshohet për veprat penale të importit, eksportit, furnizimit, prodhimit, këmbimit, ndërmjetësimit ose shitjes së paautorizuar të armëve apo materieve plasëse, si dhe për mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që i dyshuari, nëse lihet në liri, të pengojë zhvillimin e procedurës penale, t’i shmanget ndjekjes penale ose të bëhet i paarritshëm për organet e drejtësisë, duke marrë parasysh edhe faktin se është shtetas gjerman.

Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, duke u bazuar në mënyrën e dyshuar të kryerjes, sasinë dhe llojin e armëve të sekuestruara, përgatitjen paraprake të mjetit të transportit dhe rrethanat e zbulimit të armatimit.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të pengojë zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmanget ndjekjes penale dhe të bëhet i paarritshëm për organet e drejtësisë, duke pasur parasysh se i njëjti është shtetas i Gjermanisë, po ashtu ekzistojnë rrethana të posaçme që ka rrezik real dhe të arsyeshëm të përsëritjes së veprës penale, duke u mbështetur veçanarisht në mënyrën e dyshuar të kryerjes së tyre, sasinë dhe llojin e armëve të sekuestruara, përgatitjen paraprake të mjetitt të transportit, si dhe rrethanat konkrete në të cilat është zbuluar armatimi”.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

penalegjermanmuaj

Të ngjashme

I vazhdohet për dy muaj paraburgimi Feim Salit, i cili dyshohet për spiunazh te BIA serbe

I vazhdohet për dy muaj paraburgimi Feim Salit, i cili dyshohet për spiunazh te BIA serbe

16:42
Apeli lë në fuqi aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit, Ridvan Muharremit dhe dy të tjerëve për rezervat shtetërore

Apeli lë në fuqi aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit, Ridvan Muharremit dhe dy të tjerëve për rezervat shtetërore

15:02

Më shumë nga Lajme

  • 16:55S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari
  • 16:18Ish-inspektori i BIA-s serbe: Millan Radoiçiqi ka ikur në Rusi
  • 16:06Presidentja e Bullgarisë Iotova i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen e tyre për Kosovën
  • 16:05Presidentja dekretoi ligjin për Byronë, reagon Gërvalla: Shumë e lumtur
  • 16:05Komuna e Mitrovicës apelon për kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta