Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Maqedonci: Ilir Konushevci ishte ndër themeltarët e UÇK-së

GD
Gazeta Demos20 qershor 2026 në 14:33
Maqedonci: Ilir Konushevci ishte ndër themeltarët e UÇK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Ilir Konushevci ishte ndër themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga figurat kyçe të organizimit të luftës për liri.

“Sot, në përvjetorin e lindjes së Heroit të Kombit, Ilir Konushevci, bëmë homazhe dhe vendosëm lule pranë bustit të tij në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e njërit prej heronjëve më të shquar të Kosovës. Ilir Konushevci ishte ndër themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga figurat kyçe të organizimit të luftës për liri.

Me përkushtimin, guximin dhe atdhedashurinë e tij, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e popullit tonë drejt çlirimit. Vepra e tij mbetet frymëzim për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë, duke dëshmuar se liria është vlerë që fitohet dhe mbrohet me sakrificë.

Duke kujtuar Ilir Konushevcin në ditëlindjen e tij, shprehim mirënjohjen dhe respektin më të thellë për veprën e tij të pavdekshme. Heronjtë nuk vdesin kurrë. Ata kanë vetëm ditëlindje. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Ilir Konushevci!”, ka shkruar ai ë “Facebook”.

FSK

Më shumë nga Lajme

  • 14:46Bedri Hamza i prerë: PDK nuk pranon kushte!
  • 14:45Hamza: Ligji për Specialen të aprovohet, nuk ka pengesa ligjore e procedurale
  • 14:41Hamza: Po kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për ta aprovuar në lexim të dytë Ligjin për Specialen, Aleanca na i dha nënshkrimet
  • 14:39Mihali e quan Çlirim Hazirin “piun të Sami Lushtakut”: E keqpërdor emrin e babait dëshmor për interesa të një krahu të PDK-së
  • 14:25Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë