Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Masat e sigurisë: FFK-ja publikon listën e gjësendeve të ndaluara për ndeshjen Kosovë – Izrael

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2026 në 17:27
Masat e sigurisë: FFK-ja publikon listën e gjësendeve të ndaluara për ndeshjen Kosovë – Izrael

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar tifozët për masat e sigurisë dhe rregullat që duhet të respektohen gjatë hyrjes në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen e nesërme ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Sipas njoftimit të FFK-së, në stadium ndalohet futja dhe përdorimi i armëve të çdo lloji dhe mjeteve të mprehta, mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve dhe mjeteve eksplozive.

Po ashtu, të ndaluara janë pijet alkoolike, rrezet lazer, dronët, pajisjet e zërimit pa autorizim, banderolat me përmbajtje politike, raciste apo diskriminuese, si dhe çadrat dhe çdo send tjetër që mund të rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve.

FFK-ja ka bërë të ditur se të gjithë tifozët duhet të kenë me vete një dokument të vlefshëm identifikimi, i cili do të kërkohet gjatë hyrjes në stadium.

Për shkak të kontrolleve të sigurisë, federata u ka bërë thirrje tifozëve që të arrijnë sa më herët në stadium, pasi kontrolli do të jetë i detyrueshëm për të gjithë.

Në njoftim është bërë e ditur edhe se “Prishtina Parking” nuk do të jetë në funksion gjatë ditës së ndeshjes. Për këtë arsye, tifozëve u është kërkuar që parkimin e automjeteve ta planifikojnë paraprakisht në zona më larg stadiumit, për të shmangur trafikun dhe vonesat.

Në fund, FFK-ja ka falënderuar tifozët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke u bërë thirrje që ta përkrahin Përfaqësuesen e Kosovës me disiplinë dhe respekt.

sigurisëffk-jamasat

Më shumë nga Lajme

  • 17:26Nuk respektoheshin masat e sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas
  • 17:25Ramadani: Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për importin e energjisë në pesë vjet
  • 16:55S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari
  • 16:42I vazhdohet për dy muaj paraburgimi Feim Salit, i cili dyshohet për spiunazh te BIA serbe
  • 16:18Ish-inspektori i BIA-s serbe: Millan Radoiçiqi ka ikur në Rusi