Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur shqetësime lidhur me shpenzimet e Kosovës për importin e energjisë elektrike.
Përmes një postimi, Miftaraj ka deklaruar se gjatë shtatë ditëve të fundit Kosova ka blerë mbi 2 milionë euro energji elektrike në ditë.
Sipas llogaritjeve të tij, kjo i bie që vetëm brenda një jave janë shpenzuar së paku 14 milionë euro për blerjen e rrymës.
Ai ka bërë edhe një përllogaritje të shpenzimeve, duke thënë se për dy javë shuma arrin në 28 milionë euro, ndërsa për një muaj mund të shkojë në rreth 60 milionë euro.
Miftaraj ka shprehur shqetësimin edhe për shumat që mund të shpenzohen gjatë një viti për importin e energjisë elektrike.
Në postimin e tij, ai ka përdorur edhe një gjuhë kritike ndaj përfituesve të tregut të energjisë, duke iu referuar atyre si “oligarkë të energjisë elektrike