Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur sot për të mbajtur një takim konsultativ për çështjet e brendshme të partisë.
Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit dha anëtar i kryesisë së LDK-së, i bëri të ditura këto informacione në një prononcim për media.
“Për çka jemi ftuar? Është takim i yni, takim konsultativ. Kemi takim për çështjet tona të brendshme të partisë. Për media dhe për publikun, pas takimit do të japim një deklaratë”, tha ai.
