Mot ekstrem i nxehtë po parashihet ditëve të ardhshme të mbretëroj në vendin tonë.
Ditën e premtë kryesisht me diell, temperaturat maksimale shkojnë deri në 38C e 39C, në nivel vendi, derisa lokalisht mund të shënojnë vlera mbi 40C.
Përreth zonave malore pasdite do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që nuk përjashtohet mundësia të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Frynë erë perëndimore e veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s. Temperaturat minimale mbesin mbi 20C, duke regjistruar natë tropike.
E shtuna, pritet të jetë dita më e nxehtë me maksimale deri në 39C e 40C, madje në disa zona të kalojnë vlera mbi 40C.
Pasdite me zhvillime të vransirave përreth zonave malore, mund të priten rrebeshe shiu e bubullimë, që mund të shtrihen në pjesë tjera të vendit.