Mërgimtari nga Kosova i cili jeton në Gjermani, Rilind Krasniqi ka raportuar se është përballur me maltretim dhe bastisje gjatë një udhëtimi në Serbi.
Sipas njoftimit të tij, Krasniqi ka kaluar për rreth një orë nën kontrollin e autoriteteve serbe, të cilët kontrolluan pajisjet e tij personale dhe morën gjëra të ndryshme, përfshirë edhe 2,500 euro.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Krasniqi tha se bastisja lidhej me disa fotografi që ai kishte në telefon dhe në Facebook.
Fotografitë përfshinin imazhe të babait të tij, që ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe figura të njohura të luftës për liri në Kosovë, përfshirë Adem Jasharin, Vesel Arucin dhe Mujë Krasniqin.
”“Dua t’ju njoftoj mes këtij shkrimi.
Sot kalova nëpër Serbi, kisha një kohë që s’kam kaluar në këtë tokë dhe sot jam bastisur nga disa çetnikë serbë. Ata më gjetën foto në telefon edhe në Facebook të babës tim që ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare, foto të Adem Jasharit, foto të Vesel Arucit, foto e Mujë Krasniqit. Ata më bastisën rreth një orë, më kontrolluan shumë dhe më morën gjëra personale, si dhe para në vlerë 2,500 €. Edhe ju apeloj që të mos kaloni nëpër atë vend çetnikësh”, shkruan ai.
Ai apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin udhëtimet nëpër Serbi.
Sipas Krasniqit, përvoja e tij tregon se qytetarët kosovarë, veçanërisht ata që kanë lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ose figura të njohura të luftës, mund të përballen me diskriminim ose kontrolle të ashpra në territorin serb.