Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë se një nga arsyet themelore për vonesën e remontit të Bllokut B1 në termocentralin Kosova B është mospërmbushja e obligimeve kontraktuale nga ana e KEK-ut.
Ramadani ka deklaruar se KEK-u kishte për obligim largimin e skrapit dhe mbeturinave, si dhe pastrimin e pjesës së prekur nga asbesti, por që, sipas tij, këtë nuk e ka bërë.
“Një prej arsyeve themelore pse është vonuar remonti i B1 del që pjesa në përgjegjësi që e ka në kontratë KEK-u, e ka pasur me largu skrapin, mbeturinat dhe me ta pastru prej asbestit. Dhe nuk e kanë bërë. Pra, përgjegjësia është direkt te këta”, ka deklaruar Ramadani në Debat Plus.


