Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mesazhe të rreme në emër të drejtorit të Policisë, thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve

GD
Gazeta Demos22 korrik 2026 në 16:37
Mesazhe të rreme në emër të drejtorit të Policisë, thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë raportuar raste të dërgimit të një e-maili mashtrues në adresa të ndryshme elektronike, i cili paraqitet në mënyrë të rreme si komunikim zyrtar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sipas njoftimit, mesazhi përmban tekstin: “Me këtë rast, na duhet përgjigja juaj urgjente ndaj Urdhrit të Gjykatës së pretenduar të bashkangjitur kundër jush”, ndërsa në bashkëngjitje ndodhet një dokument po ashtu i rremë.

Policia bën të ditur se nuk bëhet fjalë për një komunikim zyrtar dhe se rasti është duke u hetuar për të identifikuar burimin e dërgimit të këtyre e-maileve mashtruese.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos e hapin këtë e-mail dhe të mos ndërmarrin asnjë veprim ndaj përmbajtjes së tij.

Policia rikujton se mesazhe të tilla nuk janë zyrtare dhe këshillon qytetarët:

-të mos klikojnë në lidhje (linqe) të dyshimta;

-të mos japin të dhëna personale apo bankare;

-të mos hapin faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.

Nëse një qytetar pranon një mesazh të tillë, Policia rekomandon që ai të fshihet menjëherë, të raportohet tek autoritetet përkatëse, të kontaktohet banka nëse janë ndarë të dhëna financiare dhe rasti të denoncohet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin emergjent 192.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve
  • 23:36Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë
  • 23:31Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe
  • 23:20“Mezi presim të punojmë bashkë”, Ambasada amerikane reagon për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula
  • 23:10Prokuroria jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit