Ish-presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj SPAK-ut gjatë seancës së sotme gjyqësore ndaj tij dhe Monika Kryemadhit, duke pretenduar se prokuroria është ndikuar nga ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, dhe ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim.
“Prokuroria ka bërë veç shkelje e ndikuar nga Charles McGonigal dhe Yuri Kim, armike e përbetuar e Shqipërisë, në shërbim të Serbisë”, deklaroi Meta.
Ai pretendoi gjithashtu se gjatë kohës kur mbante postin e Presidentit të Republikës ishte kërcënuar nga përfaqësues të pesë ambasadave të huaja për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese.

