Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“S’mundesh pa mu, unë t’i kam bo letrat” – mërgimtarja flet për jetën e grave shqiptare në Slloveni

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 16:25
“S’mundesh pa mu, unë t’i kam bo letrat” – mërgimtarja flet për jetën e grave shqiptare në Slloveni

Mërgimtarja Afize Shabani Lika, e cila jeton dhe vepron në Slloveni, ka folur për sfidat me të cilat përballen gratë në diasporë, veçanërisht ato që janë të varura financiarisht nga bashkëshortët dhe përjetojnë pasiguri në jetën e tyre.

E ftuar në emisionin “Diaspora” në Klan Kosova, Shabani Lika ka theksuar se barrierat gjuhësore, mungesa e guximit dhe varësia ekonomike janë ndër faktorët kryesorë që i pengojnë gratë të kërkojnë ndihmë nga institucionet.

Ajo ka treguar se shumë gra mendojnë se pa njohjen e gjuhës sllovene nuk mund të komunikojnë me institucionet, ndonëse kanë të drejtë të kërkojnë përkthyes.

“Është një barrierë e madhe gjuha, guximi dhe kur gratë janë të varura prej burrave”, ka deklaruar ajo.

Shabani Lika ka rrëfyer gjithashtu se njeh raste kur bashkëshortët përdorin dokumentet e qëndrimit dhe varësinë financiare për t’i bërë gratë të ndihen të pafuqishme dhe të bindura se nuk mund të jetojnë pa ta.

“Di shumë raste kur burri i thotë: ‘Ti nuk mundesh pa mu, se unë t’i kam bo letrat’, ‘ti nuk mundesh pa mu, se unë punoj, se ti s’ki as pare dhe ekonomikisht s’je e pavarun’”, ka thënë Shabani Lika.

Sipas saj, këto rrethana bëjnë që edhe gratë që përjetojnë dhunë nga bashkëshortët të mos flasin dhe të mos kërkojnë ndihmë.

“Edhe nëse kanë dhunë nga burri, ato e mshelin gojën”, ka theksuar Shabani Lika.

mundeshshabanilika

Më shumë nga Lajme

  • 17:49Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat
  • 17:47Babë e bir nga Drenica në uniformën e Ushtrisë së Kosovës!
  • 17:38Avokati Grazhdani: Diskutimet me BE-në për Gjykatën Speciale do të jenë problematike
  • 17:37Me vite studime, por pa siguri për të ardhmen: Studentët e Mjekësisë dhe mjekët e rinj i drejtohen Kurtit me 8 kërkesa, i japin afat deri më 6 nëntor
  • 17:29Tetë të lënduar në protestën e sotme në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detaje mbi gjendjen e tyre