Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Ministria e Drejtësisë për Ligjin e Speciales: Kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në Kuvend

GD
Gazeta Demos3 tetor 2026 në 15:29
Ministria e Drejtësisë për Ligjin e Speciales: Kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në Kuvend

Ministria e Drejtësisë ka vlerësuar se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në Kuvend, veçanërisht për përputhshmërinë e tij me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

Në opinionin e Ministrisë thuhet se duke pasur parasysh natyrën dhe rëndësinë e nismës legjislative, “çështja në fjalë është komplekse, pasi ndërthuren një sërë rregullimesh juridike të natyrave të ndryshme”.

“Ndryshimet e propozuara ndërthuren ngushtë me çështje kushtetuese, me funksionimin e Dhomave dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, me marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse, si dhe me procedurat kushtetuese në zhvillim”, thuhet tutje në opinion.

Sipas Ministrisë, projektligji është shqyrtuar nga Departamenti Ligjor dhe çështjet e propozuara, që përfshijnë ndryshimin e juridiksionit lëndor, kohor dhe territorial të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, transferimin e rasteve në gjykatat dhe prokuroritë vendore, ndryshimin e dënimit maksimal, faljen e personave të dënuar, si dhe ndryshimin e kompetencave të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, nuk paraqesin në vetvete kolizion të drejtpërdrejtë me legjislacionin tjetër të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Megjithatë, Ministria thekson se përputhshmëria e këtyre ndryshimeve me Kushtetutën e Kosovës, veçanërisht me Amendamentin nr. 24 (nenin 162 të Kushtetutës i cili është baza kushtetuese për Dhomat e Specializuara), si dhe me instrumentet dhe detyrimet ndërkombëtare, kërkon shqyrtim të veçantë.

Në opinion përmendet edhe Marrëveshja Ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ky vlerësim duhet të bëhet në kuadër të procedurës legjislative në Kuvend dhe nga komisionet parlamentare kompetente, me fokus te Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit, në përputhje me fushëveprimin e tij.

“Për rrjedhojë, duke marrë parasysh natyrën e veçantë kushtetuese dhe ndërkombëtare të materies që synohet të rregullohet, vlerësojmë se Projektligji kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në opinion.

Ministria ka bërë të ditur se, përmes Qeverisë, mbetet e gatshme të japë kontributin profesional gjatë diskutimeve dhe procedurës së mëtejshme të shqyrtimit të projektligjit në Kuvend.

Gjatë ditës së djeshme, Qeveria i ktheu përgjigje Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Tani duhet të mblidhet Komisioni për Legjislacion, para se ndryshimet të përcillen në Kuvend për votim në lexim të parë.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka kushtëzuar votimin e presidentin me mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimet në këtë ligj. Kuvendi ka afat deri më 6 tetor ta zgjedhë presidentin.

PDK-ja inicioi ndryshimet ligjore, pas verdiktit dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me anë të ndryshimeve ligjore në PDK synojnë që mandati i Gjykatës Speciale të kufizohet në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, si dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar i punës së saj. Ndërsa për krimet e luftës, për të cilat u dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, projektligji i propozuar parasheh që ato të gjykohen në Kosovë.

Më 16 shtator, Specialja dënoi nën akuzat për krime lufte me 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

specializuarministriadrejtësisë

Të ngjashme

LIVE| Mbërrijnë protestuesit. "BLINDOHET" Ministria e Drejtësisë: VOTOJENI LIGJIN

LIVE| Mbërrijnë protestuesit, "BLINDOHET" Ministria e Drejtësisë: VOTOJENI LIGJIN

19:52
“UÇK, UÇK”, zhvendoset protesta - qytetarët nisën drejt Ministrisë së Drejtësisë

“UÇK, UÇK”, zhvendoset protesta - qytetarët nisën drejt Ministrisë së Drejtësisë

19:38
Prokuroria rrëzon pretendimin për “bllokimin e buxhetit” të Prishtinës

Prokuroria rrëzon pretendimin për “bllokimin e buxhetit” të Prishtinës

13:49
“Jo në emrin tim” aksion para Minstrisë së Drejtësisë, thirrje Gërvallës: Voto Ligjin, koha e arsyetimeve ka mbaruar

“Jo në emrin tim” aksion para Minstrisë së Drejtësisë, thirrje Gërvallës: Voto Ligjin, koha e arsyetimeve ka mbaruar

12:24

Më shumë nga Lajme

  • 16:14Çlirim Haziri bashkë me fëmijët e dëshmorëve u bëjnë thirrje deputetëve të të gjitha partive politike që ta votojnë ndryshimin e Ligjit për Specialen
  • 15:54Aksion para Qeverisë: Deputetë, kush s’mbështet ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Specialen, përballet me popullin!
  • 15:33Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale
  • 15:32“Ju presim para Parlamentit Evropian”, në Bruksel e Danimarkë protestohet nesër për çlirimtarët
  • 15:28Cakolli: Procedura për Ligjin e Speciales vështirë të përfundojë para 6 tetorit