Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur se ka formuar komision për verifikimin e njehësorëve elektrikë.
“MINTI e njofton opinionin publik se deri më tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët lidhur me dyshime për keq llogaritje të njehsorëve. Megjithatë, duke filluar nga data 01.04.2026 (e mërkurë), komisioni do të dalë në terren për të verifikuar njehsorët elektrikë të çdo konsumatori që paraqet ankesë”, thuhet në njoftim.
“Me këtë rast, MINTI u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët janë shfrytëzues të energjisë elektrike, që për çdo dyshim lidhur me funksionimin e parregullt të njehsorëve në objektet e tyre të banimit, të njoftojnë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, në numrin pa pagesë 0800 11000, ose përmes adresës elektronike: konsumatori@rks-gov.net ”, vijon më tej njoftimi.
