Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mjeku i Emergjencës: Kosova pa plan strategjik për të menaxhuar temperaturat e larta

GD
Gazeta Demos30 qershor 2026 në 12:44
Mjeku i Emergjencës: Kosova pa plan strategjik për të menaxhuar temperaturat e larta

Specialisti i Mjekësisë Emergjente, Basri Lenjani rekomandon evitimin e daljeve nga ora 11:00 deri në orën 17:00 për personat që kanë pasur goditje në tru apo në zemër.

“Personat të cilët vuajnë nga goditja në tru dhe goditja në zemër, nga ora 11:00 deri në orën 17:00 fare nuk duhet të ekspozohen në rreze të diellit për shkak se mund t’i provokojnë goditjen në tru dhe goditjen në zemër”, tha Lenjani në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

Ai tha se gjatë temperaturave të larta personat më të shpeshtë që kërkojnë shërbime emergjente mjekësore janë ata që kanë sëmundje kardiovaskulare, neurologjike, me sëmundjet të enëve të gjakut, sëmundjet e mushkërive, astma bronkiale dhe të sëmurët të cilët vuajnë nga sëmundjet psikike. Ai bën thirrje që këto kategori të kenë kujdes të shtuar gjatë ekspozimit në diell.

Lenjani shpjegon se temperaturat e larta shoqërohen me katër gjendje patologjike mjekësore. Ai përmend shtangimet muskulore; lodhjen nga të nxehtit duke përfshirë simptoma si kokëdhimbje, marramendje, ushtim në veshë, të vjella, rritje të ritmit kardiak, probleme respiratore, probleme të organeve të frymëmarrjes.

“Gjendja e tretë është goditja nga të nxehtit që konsiderohet një prej emergjencave jetë kërcënuese për shkak se mund të shkaktojnë probleme në tru, në zemër dhe në mushkëri…Gjendja e katërt patologjike mjekësore është sinkopa e cila ngjan për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë apo qëndrimit të gjatë në diell. Zakonisht kemi këtu vazodilatacion apo zgjerim të enëve të gjakut që konsiston me uljen e shtypjes arteriale dhe uljen e frekuencës kardiake”, shpjegon ai.

Lenjani kritikon sistemin shëndetësor, duke potencuar se vendi ynë nuk ka plan strategjik për menaxhim të temperaturave të larta, e as statistika për numrin e vdekjeve nga ky fenomen.

“Kosova nuk ka ndonjë plan strategjik për të menaxhuar temperaturat e larta apo ndonjë dokument zyrtar për t’i menaxhuar rastet. Nga 30 vende të Bashkimit Evropian, 21 shtete kanë planin për parandalimin e pasojave gjatë temperaturave të larta. Sa i përket rajonit, vetëm Maqedonia ka një plan për parandalimin, një strategji që përfshin burimet njerëzore, strukturën organizative, pajisjet, edukimin dhe trajnimin. Ata e kanë një plan dhe në kuadër të tij e kanë edhe parashikimin e motit”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet
  • 20:10Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera
  • 19:30Istogu në këmbë për clirimtarët, kërkohet drejtësi
  • 19:21Djali i Jakup Krasniqit: Ata që na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që të mos heshtim
  • 18:55Kompania “Apetit” reagon pas rastit me mishin e skaduar, thonë se porosia duhej të mbërrinte në detinacion 50 ditë nga data e prodhimit