Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Mos e prekni KFOR-in”, ekspertët amerikanë i bëjnë thirrje Pentagonit të mos tërheqë trupat nga Kosova

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 08:20
“Mos e prekni KFOR-in”, ekspertët amerikanë i bëjnë thirrje Pentagonit të mos tërheqë trupat nga Kosova

Mark Montgomery dhe Ivana Stradner, dy ekspertë të çështjeve të sigurisë kanë argumentuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta ruajnë praninë e tyre ushtarake në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, pavarësisht rishikimit të pozicionimit të forcave amerikane në Evropë dhe mundësisë së shkurtimeve buxhetore.

Në një shkrim autorial të publikuar në portalin amerikan të specializuar për çështje të mbrojtjes, Defense One, autorët vlerësojnë se rreth 600 ushtarët amerikanë që shërbejnë në KFOR përbëjnë një angazhim me kosto të ulët, por me rëndësi të madhe strategjike për ruajtjen e paqes në Kosovë dhe stabilitetin në rajon.

Sipas tyre, tërheqja e trupave amerikane nga ky mision do të sillte kursime të papërfillshme për buxhetin amerikan, ndërsa do t’i ofronte Rusisë një fitore strategjike.

“Tërheqja e tyre nuk do të sillte pothuajse asnjë dobi, ndërsa Moskës do t’i dhuronte një fitore strategjike të lehtë”.

Autorët theksojnë se roli i SHBA-së në KFOR nuk është lehtësisht i zëvendësueshëm, pasi prania amerikane ka rëndësi jo vetëm ushtarake, por edhe politike dhe parandaluese.

Në shkrim rikujtohet se KFOR-i u vendos në Kosovë në qershor të vitit 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërsa pavarësisht shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, Serbia vazhdon të mos e njohë shtetësinë e Kosovës, me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.

Ekspertët paralajmërojnë se Moska ka përdorur vazhdimisht Serbinë si instrument ndikimi për të nxitur tensione dhe për të sfiduar stabilitetin në Kosovë. Si shembuj përmenden provokimi me trenin rus në vitin 2017, sulmi në Banjskë në vitin 2023 dhe përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës.

Ata rikujtojnë gjithashtu përleshjet e majit të vitit 2023, kur më shumë se 90 paqeruajtës të NATO-s u plagosën gjatë përballjeve me protestuesit serbë, si dhe paralajmërimet e zyrtarëve rusë për tensionet në rajon.

Sipas autorëve, edhe zhvillimet e fundit politike në Serbi nuk e kanë larguar rrezikun e destabilizimit, ndërsa qëndrimi i Beogradit ndaj Kosovës mbetet një prej faktorëve kryesorë të pasigurisë në rajon.

Në mbështetje të argumentit të tyre, ekspertët krahasojnë KFOR-in me misionin EUFOR në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke theksuar se ky i fundit, në mungesë të një roli të fortë amerikan, është përballur me vështirësi në reagimin ndaj sfidave të udhëheqësit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

Në anën tjetër, sipas tyre, KFOR-i ka dëshmuar aftësi për të shtuar praninë ushtarake kur situata e ka kërkuar. Pas sulmit në Banjskë, NATO-ja përforcoi trupat në Kosovë, ndërsa Serbia më pas zvogëloi dislokimin e forcave të saj pranë kufirit.

Autorët nënvizojnë se kontributi amerikan përbën më pak se një për qind të trupave të SHBA-së në Evropë dhe se ruajtja e tij nuk do të ndikonte ndjeshëm në kapacitetet e ushtrisë amerikane për operacione të tjera.

Ata u bëjnë thirrje Pentagonit dhe administratës amerikane që KFOR-in ta mbajnë të paprekur, duke vlerësuar se disa qindra ushtarë amerikanë luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes në Ballkan dhe në parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve.

ekspertëtamerikanëprekni

Më shumë nga Lajme

  • 12:19Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?
  • 12:14Kurti në Irlandë: Duam të hyjmë në NATO e BE, por fillimisht na duhet statusi i vendit kandidat
  • 12:12“Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend
  • 12:11“Çka është kjo punë?”, Sveçlës s’i mjaftojnë 3 minuta për përgjigje, Haxhiu: Më vjen keq, s’mundemi me e zgjatë
  • 12:10Avokati i Popullit: Mbrojtja e ujërave në Kosovë kërkon veprime urgjente