Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

GD
Gazeta Demos6 shtator 2026 në 07:31
Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

E diela në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa nuk priten reshje gjatë ditës.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të jenë relativisht të larta, me maksimale që pritet të arrijnë deri në 31 gradë Celsius.

"Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale nga 28 deri në 31°C", thuhet në njoftim

Era do të fryjë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimet veriore dhe verilindore, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme.

"Megjithatë, temperaturat e larta gjatë orëve të ditës mund të shkaktojnë ngarkesë të lehtë termike, ndërsa temperaturat më të freskëta gjatë natës pritet të krijojnë kushte më të përshtatshme për pushim dhe gjumë", thuhet tutje në këtë njoftim.

Edhe kushtet agrometeorologjike vlerësohen si kryesisht të favorshme për punët bujqësore, veçanërisht për vjeljen dhe pjekjen e kulturave. Megjithatë, mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta mund të rrisin nevojën për ujitje të kulturave që vazhdojnë të jenë në fazat aktive të zhvillimit.

Ndërkohë, indeksi UV do të jetë në vlerat 5–6, pra nga mesatar deri në të lartë, me intensitet më të madh gjatë orëve të mesditës. Për këtë arsye, rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse ndaj rrezatimit ultraviolet.

temperaturatkryesishtdiell

Të ngjashme

Diell, shi e shkarkime rrufesh, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme

Diell, shi e shkarkime rrufesh, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme

16:37
E hëna sjell mot të kthjellët, temperaturat deri në 31 gradë

E hëna sjell mot të kthjellët, temperaturat deri në 31 gradë

20:14
Vapa zbutet të dielën në Kosovë, rikthehet gradualisht nga e marta

Vapa zbutet të dielën në Kosovë, rikthehet gradualisht nga e marta

19:32
Moti për sot: Diell dhe vranësira të shpërndara në pjesën më të madhe të vendit

Moti për sot: Diell dhe vranësira të shpërndara në pjesën më të madhe të vendit

07:25

Më shumë nga Lajme

  • 20:27Mësimi gjithëditor “magnet” për prindërit
  • 20:24Mungesa e institucioneve: Humbje në fonde, diplomaci e investime
  • 20:22Këshilli Prokurorial mblidhet të hënën, në rend dite raportimet vjetore dhe performanca e prokurorëve
  • 20:10Alarm në Kropisht të Shqipërisë, flakët 'përpijnë' ullinjtë dhe rrezikojnë shtëpitë
  • 19:58Hoxha: Policia është shndërruar në një institucion modern e të besueshëm