Mungesa e institucioneve të reja dhe qeverisja tash e sa kohë me institucione në detyrë, ka bërë që shteti i Kosovës të ketë telashe jo të vogla.
Një nga to është edhe mospërfitimi nga fondet e BE-së, sidomos nga plani i rritjes, ku një pjesë të tyre në mungesë të kuvendit i ka humbur, derisa rrezikon edhe të tjera.
Shteti i Kosovës edhe tre muaj pas zgjedhjeve të 7 qershorit vazhdon të udhëhiqet nga një qeveri në detyrë, derisa nuk ka as Kuvend të konstituuar dhe në krye ka një u.d të presidentes.
