Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Mundësia që Kurti ta kushtëzojë Ligjin për Specialen”, Gjini: Do të ishte gabim prej të cilit ka me pas zor me dal

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 19:11
“Mundësia që Kurti ta kushtëzojë Ligjin për Specialen”, Gjini: Do të ishte gabim prej të cilit ka me pas zor me dal

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka quajtur gabim kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, ai ka thënë se pas këtij procesi, duhet të vazhdohet me ndryshimet dhe përmirësimet e kërkuara dhe që ai të procedohet tutje për miratim.

Kur kanë mbetur edhe dy javë deri te afati i parashikuar për kalimin e këtij ligji, Gjini ka thënë se do të ishte mirë të mos pritet momenti i fundit.

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Gjini e ka cilësuar si gabim të madh, në rast se kryeministri i vendit, Albin Kurti e kushtëzon kalimin e këtij ligji.

“Janë disa rregulla prej të cilave ne nuk mundemi me dalë. Ekzistojnë rregullat në bazë të të cilave procedohen dhe votohen ligjet në Parlament. Prapë se prapë, besoj se Kuvendi i Kosovës e kupton peshën…Mendoj se ka me e bë njërin prej gabimeve më të mëdha, e gabime ka shumë panumër në qeverisje dhe në udhëheqje të shtetit…Ka me qenë gabim prej të cilit ka me pas zor me dal”, ka thënë Gjini.

Por, ai ka shtuar se nuk beson se do të kalohet afati i përcaktuar për Ligjin për Specialen.

“Ne nuk absetojmë, e vendodim prapë peshën tonë publike që në këtë temë është jashtëzakonisht e madhe dhe krejt peshën tonë e vendosim për me pas një proces të pastër që me i pa të liruar ish-krerët e UÇK-së. Fatkeqësisht është shndërruar në kulturë parlamentare kohëve të fundit, e udhëhequr nga partia më e madhe që të gjitha punët me i lënë në momentin e fundit. Unë nuk besoj se kanë me e kalu atë afat.”, ka thënë ai.

gjinigabimprej

Të ngjashme

Gërxhaliu: Buxheti po orientohet më shumë drejt mbijetesës sesa zhvillimit ekonomik

Gërxhaliu: Buxheti po orientohet më shumë drejt mbijetesës sesa zhvillimit ekonomik

09:19
Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plagosen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital

Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plagosen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital

11:19

Më shumë nga Lajme

  • 20:066 vjet në paraburgim, shteti e katërshja e UÇK-së me sytë tek Apeli
  • 20:03Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
  • 19:57Pacolli: 15 milionë euro për menaxhimin dhe riciklimin e mbeturinave në Prishtinë
  • 19:52A beson se do të dorëzohet Adnan Jashari në polici? Flet babai i Diana Kastratit
  • 19:40Kurti dhe anëtarë të VV-së ndezin qirinj pranë muralit të Astrit Deharit